Kërko

Tweet i Papës për Ditën Botërore të ambientit

Papa, në tweet-in e sotëm, shkruan: “Na e zgjo, o Zot, në shpirt, lavdin e mirënjohjen për tokën tonë e për çdo qenie, që krijove!”.

R. SH. - Vatikan

Sot mbarë bota kremtoi Ditën kushtuar ambientit. E mbrojtja e ambientit është temë themelore për Papën që, në tweet-in e sotëm, shkruan: “Na e zgjo, o Zot, në shpirt, lavdin e mirënjohjen për tokën tonë e për çdo qenie, që krijove!”.

“Zhduke ndotjen nga plastika. Nëse nuk mund ta ripërdorësh, mos e përdor fare!”. Ky, slogani i zgjedhur nga OKB-ja me rastin e kësaj Dite botërore, që i takon mbarë njerëzimit. E shpallur në vitin 1972 nga Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, kremtohet çdo vit më 5 qershor, për të sensibilizuar njerëzit në mbrojtje të botës sonë, gjysma në stinën e blertë e  gjysma tjetër, në atë të bardhë!

05 qershor 2018, 14:52