Kupola e Bazilikës së Shën Pjetrit Kupola e Bazilikës së Shën Pjetrit 

Sekretaria për Komunikimin bëhet Dikaster

Me një reskript, botuar sot në gazetën vatikanase L’Osservatore Romano, Papa Françesku ia ndryshon emrin Sekretarisë për Komunikimin, në Dikasteri për Komunikimin.

R. SH. - Vatikan

Me një reskript, botuar sot në gazetën vatikanase L’Osservatore Romano, Papa Françesku ia ndryshon emrin Sekretarisë për Komunikimin, në Dikasteri për Komunikimin.

Në audiencën e shkurtit të kaluar me Zëvendësin për Punët e Përgjithshme të Sekretarisë së Shtetit, imzot Angelo Becciu, Papa Françesku, si dëgjoi  mendimin e  Këshillit të Kardinajve, vendosi  që Sekretaria për Komunikimin të quhet, tani e tutje, “Dikasteri për Komunikimin”. Reskripti, që u shpall përmes botimit në L’ Osservatore Romano, hyri në fuqi që sot, për t’u botuar, më pas, në Acta Apostolicae Sedis.

23 qershor 2018, 16:53