Sekretaria për Komunikimin bëhet Dikaster
Me një reskript, botuar sot në gazetën vatikanase L’Osservatore Romano, Papa Françesku ia ndryshon emrin Sekretarisë për Komunikimin, në Dikasteri për Komunikimin.
R. SH. - Vatikan
Me një reskript, botuar sot në gazetën vatikanase L’Osservatore Romano, Papa Françesku ia ndryshon emrin Sekretarisë për Komunikimin, në Dikasteri për Komunikimin.
Në audiencën e shkurtit të kaluar me Zëvendësin për Punët e Përgjithshme të Sekretarisë së Shtetit, imzot Angelo Becciu, Papa Françesku, si dëgjoi mendimin e Këshillit të Kardinajve, vendosi që Sekretaria për Komunikimin të quhet, tani e tutje, “Dikasteri për Komunikimin”. Reskripti, që u shpall përmes botimit në L’ Osservatore Romano, hyri në fuqi që sot, për t’u botuar, më pas, në Acta Apostolicae Sedis.
23 qershor 2018, 16:53