Kërko

Shtegtimi apostolik i Papës në Irlandë, për takimin Botëror të Familjeve Shtegtimi apostolik i Papës në Irlandë, për takimin Botëror të Familjeve 

Program i udhëtimit të Papës në Irlandë, për takimin me familjet

U bë i njohur sot programi i shtegtimit apostolik të Papës Françesku në Irlandë, me rastin e Takimit Botëror të Familjeve, në Dublin, më 25 e 26 gushtin e ardhshëm.

Shtegtimi apostolik i Papës në Irlandë për takimin Botëror të Familjeve, në Dublin, do të fillojë mëngjesin e së shtunës, 25 gusht. Françesku do të niset nga Aeroporti i Fiumicinos, për të arritur në aeroportin e Dublinit, në orën 08.15. Prej këndej, zhvendosja në Áras an Uachtaráin, ceremonia e mirëseardhjes përballë hyrjes kryesore të Selisë Presidenciale dhe vizita e mirësjelljes Presidentit. Pastaj, në Dublin Castle, Papa do të takohet me autoritetet, shoqërinë civile dhe Trupin Diplomatik dhe do të mbajë një fjalim. Në orën 15.30, vizita në  Mary’s Pro-Cathedral, ku do t’u drejtojë një përshëndetje besimtarëve. Pastaj do të shkojë për një vizitë private në Qendrën e mikpritjes për familjet pa strehë. Arrin, kështu, edhe çasti kulmor i ditës, në Croke Park Stadium, për Festën e Familjeve, në të cilën Papa do t’u drejtojë fjalën familjeve të mbledhura aty nga mbarë bota, edhe nga Shqipëria.

Takimet e së dielës

Të diel, më 26 gusht, Papa do të niset me avion për Knock. Këtu do të vizitojë Shenjtëroren dhe Kapelëzën. Më pas, lutja e Engjëllit të Tënzot në Sheshin e Shenjtërores. Pas kthimit në Dublin, dreka me grupin shoqërues. Në orën 15.00 Françesku do të kremtojë Meshën në Phoenix Park. Në përfundim do të takohet me ipeshkvijtë në Kuvendin e Motrave Dominikane dhe do t’u drejtojë një fjalim. Pas ceremonisë  së lamtumirës, nisja për Ciampino. Arritja,  në orën 23.00, sipas parashikimit.

11 qershor 2018, 15:00