Presidenti francez Macron Presidenti francez Macron 

Presidenti francez Macron, më 26 qershor, në audiencë te Papa

Presidenti francez Macron, më 26 qershor, në audiencë te Papa. Pas audiencës në Vatikan, do të shkojë në Bazilikën e Shën Gjonit, në Lateran, për të marrë në dorëzim titullin protokanonik nderi i kapitullit lateranens.

R. SH. - Vatikan

Presidenti francez, Emmanuel Macron do të pritet në audiencë nga Papa, më 26 qershorin e ardhshëm, në orën 10.00, në Pallatin Apostolik të Vatikanit. Me rastin e vizitës  në Vatikan, presidenti francez Macron do të shkojë në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran, për të marrë në dorëzim titullin  e Protokanonikut të nderit të Kapitullit lateranens.

Ceremonia në Shën Gjonin e Lateranit

Macron do të arrijë në Bazilikën e Shën Gjonit në orën 14.30. Për ta pritur, do të dalin kryeipeshkvi mëkëmbës, Angelo De Donatis, dhe të gjithë kanonikët. Kremtimi do të fillojë me një përshëndetje të mëkëmbësit; do të vijojë lutja dhe leximi i një teksti biblik. Më pas kremtuesit do të zhvendosen në Kapelën Kolona, ku Macron do të nënshkruajë dokumentet e marrjes në dorëzim  të  “fronit” të kanonikut. Me këtë rast kapitulli do t’i bëjë edhe një dhuratë të çmuar: një kopje të kryqit lateranens, që do t’ia dorëzojë imzot Enrico Feroci, kamerleng i kapitullit dhe drejtor i Karitasit dioqezan të Romës.

Më pas do të shkojë në kiostrin e Bazilikës së Shën Gjonit, ku do të sodisë shtatoren prej bronzi të protodiakonit të parë të nderit, Henrikut IV, vendosur në portikun e Sikstit. Së fundi, do të vizitojë katin e fisnikëve të Pallatit Apostolik lateranens, me Sallën e Pajtimit dhe Sallën e Perandorëve.

Enrico IV, Protokanoniku i parë i nderit, traditë e lashtë që lidh Francën me Bazilikën e Shën Gjonit

Nisi në Mesjetë kjo traditë, që e lidh Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran, katedrale e Romës, me Francën dhe mbretërit e saj. Rreth vitit 1300 u krijua lidhja me kapitullin lateranens. Ishte pikërisht koha  kur nisi ndërtimi i Tabernakullit të Bazilikës, paguar nga Mbreti Karli V (1338-1380): stema e monarkut vijon të duket gjithnjë mbi të: nuk është e rastit, që pikërisht në këtë kohë, Selia Apostolike u zhvendos përkohësisht në Francë, në Avignon të Provansës, ku Papët qëndruan nga vitet 1309 - deri më 1377, në një mërgim, që mbeti në histori si “e keqja e avinjoneze”. U rikthyen, më pas, në Romë, por lidhja nuk u këput… Histori e gjatë kjo… që vijoi në shekuj, deri te Charles De Gaulle, Valery Giscard d’Estaing, Jacques Chirac e, në kohët më të vona, Nicolas Sarkozy, i cili e mori titullin më 20 dhjetor 2007.

 

 

23 qershor 2018, 16:57