Papa takohet me Guvernatorin e Përgjithshëm të Commonwealth-it, Peter Cosgrove Papa takohet me Guvernatorin e Përgjithshëm të Commonwealth-it, Peter Cosgrove 

Për vizitë tek Papa, Guvernatori i Commonwealth-it të Australisë

Guvernatori i Commonwealth-it të Australisë tak Papa. Gjatë bisedimeve, u prekën tematikat e emigracionit, si në nivel global, ashtu edhe në atë rajonal. U fol edhe për ndryshimet klimaterike dhe rolin i Kishës në shoqërinë australiane, lidhur me mbrojtjen e të miturve.

R. SH. - Vatikan

Sot Papa Françesku priti në audiencë, në Pallatin Apostolik, Guvernatorin e Përgjithshëm të Commonwealth të Australisë, Peter Cosgrove, i cili më pas u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga imzot Paul R. Gallagher, Sekretar për marrëdhëniet me shtetet.

Gjatë bisedës së përzemërt - lexohet në një komunikatë të Sallës vatikanase të Shtypit - u trajtuan tematikat e emigracionit, si në nivel global, ashtu edhe në atë rajonal, si dhe ndryshimet klimaterike. U cek edhe roli i Kishës në shoqërinë australiane si dhe diskutimi aktual rreth mbrojtjes së të miturve dhe njerëzve të ligshtë, duke ripohuar angazhimin e mbarë Kishës në këtë fushë.

U fol edhe për situatën në vend si dhe çështjen e paqes dhe të stabilitetit në gjithë rajonin e Paqësorit dhe të Azisë.

25 qershor 2018, 16:32