Kërko

Papa me teologun Gustavo Gutiérrez Papa me teologun Gustavo Gutiérrez  

Papa uron teologun Gustavo Gutiérrez me rastin e 90-vjetorit

Urime e lutje në letrën shkruar nga Papa Françesku për 90-vjetorin e meshtarit peruvian Gustavo Gutiérrez

R. SH. Vatikan

Papa Françesku i dërgoi një letër urimi teologut peruvian, atë Gustavo Gutiérrez, i cili, më 8 qershor, mbush 90 vjeç.

Teologjia e vëmendjes ndaj të varfërve

Në letër, datuar 28 maj, Papa nënvizon “shërbimin teologjik” të rregulltarit dominikan si dhe dashurinë e tij të veçantë për të varfërit e të përjashtuarit nga radhët e shoqërisë, duke e siguruar se lutet për të “në këtë çast kaq kuptimplotë të jetës së tij”.

Dëshmitar i gëzimit ungjillor

Françesku e falënderon atë Guitérrez edhe për përpjekjet drejtuar ndërgjegjes së të gjithëve, që askush të mos qëndrojë indiferent përballë dramës së varfërisë dhe të përjashtimit. Së fundi, inkurakjimi për të vijuar lutjen e shërbimin ndaj të tjerëve, “duke ofruar dëshminë e gëzimit të Ungjillit”.

07 qershor 2018, 14:18