Kërko

 Papa Françesku viziton kampin e përqendrimit të Auschwitz - Birkenau Papa Françesku viziton kampin e përqendrimit të Auschwitz - Birkenau 

Papa: të mos harrohet dhimbja e parrëfyeshme e Shoah

Mesazh i Papës me rastin e koncertit “Vuajtja e të pafajshëmve” pranë Filarmonisë së Berlinit, me rastin e 40-vjetorit të pranisë së Ecjes neokatekumenale në qytetin gjerman.

R. SH. - Vatikan 

“Nuk duhet harruar kurrë dhuna e egër e Shoah, dhimbja e parrëfyeshme e shfarosjes së një populli”: kështu shkruan Papa në një mesazh, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, me rastin e  koncertit pranë Filarmonisë së Berlinit për 40-vjetorin e pranisë së Ecjes Neokatekumenale në qytetin gjerman. U luajt simfonia kateketike e Kiko Argüello-s, nismëtar i Ecjes, titulluar “Vuajtja e të pafajshëmve”, kushtuar dramës së jetuar nga hebrenjtë në shekullin e kaluar.

Angazhim në favor të hebrenjve

“E rrënjosur në traditë dhe e frymëzuar nga vajtimet biblike - nënvizohet në mesazh - kjo simfoni përkujton viktimat e shumta të Shoah”. Është nxitje e vazhdueshme për të gjithë ne. Na fton të punojmë për pajtim, mirëkuptim e dashuri ndaj “vëllezërve tanë më të mëdhenj”, hebrenjve,  e njëkohësisht, për një jetë kushtuar njerëzve të vuajtur, të varfër dhe të gjithë atyre, që kanë etje për shëlbim”.

Paraqitja e librit “Shënime” të Kiko Argüello-s

Mesazhi iu dërgua imzot Heiner Koch, kryipeshkëv i Berlinit. Gjatë kremtimeve për 40-vjetorin e Ecjes Neokatekumenale, organizuar në kryeqytetin gjerman më 9 e 10 qershor, u luajt edhe një simfoni tjetër, u kremtua Mesha e falënderimit dhe u paraqit libri “Shënime” i Kiko Argüello-s.

11 qershor 2018, 13:26