Kërko

Papa pret kryeministrin polak Morawiecki. Papa pret kryeministrin polak Morawiecki.  

Papa pret kryeministrin polak Morawiecki

Papa pret kryeministrin polak Morawiecki. Ndërmjet temave të diskutuara, mbrojtja e krijimit dhe strehimi i refugjatëve.

R. SH. - Vatikan

Ndërmjet takimeve të paradites së sotme, edhe audienca e Papës me Mateusz Morawiecki-n, Kryeministër i Republikës së Polonisë, i cili, më pas, u takua edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

Përgatitje për Konferencën e OKB-së të Katowice-s, në fund të 2018-tës

Gjatë bisedimeve të përzemërta - lexohet në një komunikatë të Sallës vatikanase të Shtypit - u nënvizuan marrëdhëniet e mira dypalëshe si dhe bashkëpunimi i frytshëm ndërmjet Kishës dhe Shtetit, në fushat përkatëse të veprimtarisë. U prekën edhe tema me interes të përbashkët, si politikat familjare dhe mbrojtja e gjithësisë, lidhur edhe me Konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimaterike, që do të mbahet në Katowice, në dhjetor 2018, si dhe disa çështje të karakterit etik.

Së fundi, një ndalesë mbi situatën evropiane dhe atë ndërkombëtare, me vëmendje të veçantë kushtuar angazhimit të qeverisë polake në favor të refugjatëve, posaçrisht atyre që vijnë nga Ukraina dhe Lindja e Mesme.

04 qershor 2018, 14:23