GUATEMALA VOLCANO GUATEMALA VOLCANO 

Papa ndihmon Guatemalën, goditur nga shpërthimi i vullkanit Fuego

Një kontribut nga Papa Françesku prej 100 mijë dollarësh për të ndihmuar popullsinë dhe zonat e prekur nga shpërthimi i vullkanit Fuego, në fazën emergjente, në Guatemala.

R. SH. - Vatikan

Një kontribut nga Papa Françesku prej 100 mijë dollarësh për  të ndihmuar popullsinë dhe zonat e prekur nga shpërthimi i vullkanit Fuego, në fazën emergjente, në Guatemala.

Po kujtojmë se shpërthimi i ‘vullkanit de Fuego’ banorë në Guatemala ka prekur 1.7 milion, - po numri nuk është përfundimtar -, ka detyruar evakuimin nga shtëpitë e tyre rreth 13,000 njerëz, ka shkaktuar më shumë se 100 viktima e 60 të plagosur, si dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Papa Françesku, përmes Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Shërbim e Zhvillimit të Tërësishëm Njerëzor, ka vendosur të dërgojë një kontribut fillestar prej 100,000 $ për të ndihmuar njerëzit e goditur nga kjo fatkeqësi natyrore, në këtë fazë emergjente.

Kjo shumë, e cila është dëshiron të jetë si shprehje e menjëhershme e ndjenjës, afërsisë shpirtërore dhe inkurajimit atëror nga Papa Françesku, do t’i ndahet popullsisë, përmes Nunciaturës Apostolike në Guatelama, nëpërmjet dioqezave, për të ndihmuar personat dhe territoret më të goditura nga shpërthimi i vullkanit.

Kontributi, që shoqërohet me lutjen, në mbështetje të popullit të dashur guatemalas, është pjesë e ndihmës që do të aktivizohet në gjithë Kishën Katolike dhe do të përfshijë, përveç Konferencave të ndryshme episkopale, edhe organizatat e shumta bamirëse.
 

19 qershor 2018, 16:58