Cerca

Vatican News
 Papa takohet me ipeshkvijtë e Kilit Papa takohet me ipeshkvijtë e Kilit  (Vatican Media)

Papa takohet me meshtarët kilianë viktima të shpërdorimeve.

Deklaratë e drejtorit të Sallës vatikanase të Shtypit, Greg Burke: në këtë fundjavë, Papa do të ftojë në Shën Martë grupin e dytë të viktimave të shpërdorimeve të pushtetit, të ndërgjegjes dhe seksuale në Kili. Mision i ri për imzot Sciclun-ën dhe imzot Bertomeu-n.

R. SH. Vatikan

Këtë fundjave, Ati i Shenjtë do të mikpresë në Shtëpinë e Shën Martës, një grup priftërinjsh kilianë. E kujton, në një deklaratë, drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Greg Burke. Sipas paralajmërimit, është fjala për një grup të dytë viktimash të Fernando Karadimës dhe ndjekësve të tjerë të famullisë së Sagrado Corazon de Providencia. Posaçërisht për pesë priftërinj, që kanë qenë viktima të shpërdorimeve të pushtetit, të ndërgjegjes e edhe seksuale. Së bashku me ta, do të jenë edhe dy meshtarë, që i asistuan viktimat në udhën juridike e shpirtërore,  si dhe dy laikë,  të pranishëm në këtë udhë të dhimbshme.

Mision i ri në Kili

Në notë lexohet edhe se “me qëllim që shkohet përpara në procesin për ndreqjen e edhe shërimin e viktimave të shpërdorimeve, ditët e ardhshme do të shkojnë përsëri në Kili, imzot Charles Scicluna dhe imzot Jordi Bertomeu, këtë herë me mision në Dioqezën e Osornos, me porosi nga Papa  Françesku.

Letra e Papës

Ndërkaq - përfundon teksti - Papa do t’i dërgojë kryetarit të Konferencës ipeshkvnore të Kilit një letër, hartuar personalisht, drejtuar mbarë popullit të Zotit, siç u pati premtuar ipeshkvijve”, të cilët i takoi në gjysmën e majit, në Vatikan.

 

01 qershor 2018, 14:28