Kërko

2017-02-20 Vescovi cileni 2017-02-20 Vescovi cileni 

Papa Françesku pranon dorëheqjen e tre ipeshkvijve të Kilit

Është fjala për kryeipeshkvin e Puerto Montt, imzot Cristián Caro Cordero, ipeshkvin e Valparaiso, imzot Gonzalo Duarte García De Cortázar, që paraqitën dorëheqjen për arsye moshe, si edhe për ipeshkvin e Osornos, imzot Juan Barros Madrid, i cili merr një vit sabatik.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku pranoi dorëheqjen e imzot Cristián Caro Cordero nga qeverisja e kryedioqezës së Puerto Montt, në Kili, paraqitur për arsye moshe, dhe emëroi administrator apostolik “sede vacante et ad nutum Sanctae Sedis” për kryedioqezën atë Ricardo Basilio Morales Galindo, provincial i Merçedarëve të vendit.

         Po në Kili e po për arsye moshe, dha dorëheqjen ipeshkvi i Valparaisos, imzot Gonzalo Duarte García De Cortázar e në vend të tij, Papa emëroi administrator apostolik “sede vacante et ad nutum Sanctae Sedis” të dioqezës, imzot Pedro Mario Ossandòn Buljevic, ipeshkëv ndihmës i Santiagos së Kilit.

         Gjithashtu, Ati i Shenjtë pranoi dorëheqjen e ipeshkvit të Osornos, imzot Juan Barros Madrid, i cili merr një vit sabatik. Administratori i ri apostolik “sede vacante et ad nutum Sanctae Sedis” do të jetë imzot Jorge Enrique Concha Cayuqueo, ipeshkëv ndihmës i Santiagos së Kilit.

11 qershor 2018, 14:02