Kërko

VIAGGIO PAPA GINEVRA VIAGGIO PAPA GINEVRA 

Papa Françesku në Gjenevë: programi i shtegtimit

Tri, ndërhyrjet e Papës, parashikuar për 21 qershor, në shtegtimin me rastin e 70-vjetorit të Këshillit Ekumenik të Kishave. Takim edhe me një delegacion korean, me përfaqësues nga Veriu e nga Jugu. Programi u paraqit në Vatikan, nga drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, Greg Burke.

R. SH. - Vatikan

Papa Françesku do të shkojë në Zvicër, “si shtegtar ekumenik”, për të ecur, për t’u lutur e për të punuar së bashku”. Kështu  drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Greg Burke, e paraqiti, gjatë një takimi të shkurtër, shtegtimin e Papës në Gjenevë, parashikuar për të enjten e ardhshme, me rastin e 70-vjetorit  të World Council of Churches (Wcc) - Këshilli Botëror i Kishave, organizatë ekumenike,  me të cilën lidhen rreth 500 milionë të krishterë jo katolikë në botë.

Fjalimet zyrtare të Papës

Tre, fjalimet zyrtare, parashikuar nga Papa që, me arritjen në Zvicër do të vizitojë vendin e 35-të që nga fillimi i papnisë. Një reflektim gjatë lutjes ekumenike në Wcc, paradite, me praninë e 250 mijë besimtarëve, dhe një diskutim, pasdite, në Visser’t Hoot Hall të Qendrës, ku do të flasë edhe i nderuari Olav Fyske Tveit, sekretar i përgjithshëm si dhe doktoresha Agnes Abuom. Në orën 17.30 në Palaexpo të Gjenevës, Papa Françesku do të kremtojë Meshën Shenjte, në ditën kur Kisha përkujton Shenjtin jezuit, Luigj Gonzaga. Parashikohen rreth 40 mijë besimtarë, ardhur edhe nga Franca e afërt, ndërsa jashtë ndërtesës do të vendosen ekrane të mëdhenj. Në përfundim, imzot Charles Morerod, ipeshkëv i dioqezës së Lozanës, Gjenevës dhe Friburgut si dhe kryetar i Konferencës ipeshkvnore zvicerane, do t’i drejtojë fjalën Atit të Shenjtë.

Takim me një delegacion korean

Ndërmjet takimeve të tjera, përveç atij të arritjes, me Presidentin e Konfederatës Zvicerane, Alain Berset dhe me ipeshkvijtë zviceranë, nuncin apostolik dhe Vëzhguesin e Selisë së Shenjtë pranë OKB-së së Gjenevës, pas Meshe, do të ketë edhe një përshëndetje me tetë anëtarë koreanë të Wcc-së, katër nga Koreja e Veriut e katër nga Koreja e Jugut. Për drekë, Papa Françesku është i ftuar në Institutin ekumenik të Bossey, ku do të vizitojë kapelën, së bashku me 30 studentë dhe me atë Lawrence Iwuamadi-n, dekan i parë katolik në historinë e institutit.

Françesku do të pritet edhe nga dy ish-roje zvicerane

Për ta pritur Françeskun në aeroportin e Gjenevës, sipas protokollit për vizitat e Papës në Zvicer, do të dalin edhe dy ish-roje papnore, ndërsa koloneli Cristoph Graf, Komandant i Rojes Papnore Zvicerane, do të jetë në grupin, që e shoqëron Papën në këtë shtegtim.

18 qershor 2018, 18:10