Kërko

 Papa gjatë një dreke me mysafirë të Karitasit Papa gjatë një dreke me mysafirë të Karitasit 

Papa, drekës së Karitasit: më shumë ndarje të përbashkët

“Krijoni hapësira për përtëritjen e vëllazërisë, duke ndarë bashkë të mira e të vështira”- Ky, mesazhi i Papës gjatë drekës me emigrantët në mensën e Karitasit të Romës, organizuar me rastin e fushatës “Share the journey” – “Ndaje bashkë rrugën”. Të pranishëm, 100 emigrantë, refugjatë, përfaqësues të botës institucionale, politike, shoqërore dhe kishtare.

R. SH. - Vatikan

“Dëshiroj t’ju inkurajoj ju të Karitasit, bashkësinë e besimtarëve me barinjtë e saj si dhe mbarë njerëzit vullnetmirë, të krijoni gjithnjë hapësira të reja për ndarjen e përbashkët, që nga takimet tona të lindë një frymë e re vëllazërimi me emigrantët dhe refugjatët”. Kështu shkruan Papa në mesazhin drejtuar pjesëmarrësve në drekën e sotme pranë mensës së Karitasit “Shën Gjon Pali II”, në Stacionin Termini të Romës, organizuar në kuadrin e fushatës së aksionit global “Share the Journey” - “Ta ndajmë udhën së bashku”, organizuar nga Caritas Internationalis, më 17 deri më 24 qershor, duke u nisur nga nxitja e vetë Papës,  më 27 shtator të vitit të kaluar, gjatë një audience të përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit.

Dialog dhe ndarje të përbashkët

Një çast feje e ndarjeje të përbashkët me njëqind emigrantë të feve dhe kombeve të ndryshme që, të ulur rreth sofrës, përgatitur nga vullenetarët e Karitasit, hëngrën dhe cokrruan gotat me përfaqësues të botës politike, institucionale dhe kishtare, duke treguar historitë dramatike e prekëse, që i detyruan të largohen nga trojet e tyre, për të shpëtuar nga lufta, uria, persekutimi dhe fatkeqësitë natyrore, shkaktuar nga ndryshimet klimaterike.

Të  ecim së bashku përpara

Sot dëshiroj t’i ftoj të gjithë - emigrantë, refugjatë, veprimtarë të Karitasit e institucione - t’i kuptojnë vlerat e kësaj nisme, që u lanë më shumë mbresa e edhe ta pyesin veten: “Cila shpresë e frymëzon udhën tonë? Provoni ta ndani bashkë këtë mendim e të festoni për gjithçka, që ju bashkon. Kjo është dreka e takimit. Vazhdojeni këtë udhë, me emigrantët dhe refugajtët, krijoni gjithnjë hapësira për të ndarë bashkë beteja e fitore” - nxit Papa në mesazh.

 

19 qershor 2018, 15:36