Takimi përgatitor për DBR-në e Panamasë Takimi përgatitor për DBR-në e Panamasë 

Panamaja gati të presë 300 mijë shtegtarë nga e gjithë bota

Delegatë, në përfaqësi të rreth 80 konferencave ipeshkvnore e 38 lëvizjeve e bashkësive, që u mblodhën këto ditë në Panama City, u takuan me komitetin organizator lokal dhe me institucionet e DBR-së për të ndarë entuziazmin dhe shpresat e të rinjve katolikë, që do të përqafohen me Papën.

R.SH. - Vatikan

“Ishte takim shumë i rëndësishëm dhe i organizuar mirë, që na ndihmoi të gjithëve të kuptojmë më mirë pritshmëritë dhe disa shqetësime të delegatëve e të shtegtarëve, ardhur nga të gjitha anët e botës”, shpjegon, në faqen e internetit të dikasterit për Laikët, Familjen e Jetën, sekretari, atë Alexandre Awi Mello, i cili kryesoi bisedimet së bashku me kardinalin dhe ipeshkvin e Davidit, imzot José Lacunza Maestojuàn dhe me kryeipeshkvin e Panamasë, José Domingo Ulloa Mendieta.

Shpresat e të rinjve të Lindjes së Mesme

         “Ky takim më zgjon entuziazëm të madh, që dëshiroj ta ndaj me të rinjtë e Lindjes së Mesme. Shpresoj t’i bind shumë prej tyre të marrin pjesë në DBR për ta takuar këtë bashkësi kaq mikpritëse”, tregon koordinatori kombëtar rinor i Libanit, i cili do të sjellë në DBR rretj 100 të rinj shtegtarë libanezë, nga rite të ndryshme katolike.

Priten 300 mijë shtegtarë e 5 mijë vullnetarë nga e gjithë bota

         Sipas të dhënave të komitetit organizator të DBR-së, Panamaja është gati të presë së paku 300 mijë shtegtarë, shoqëruar nga meshtarë dhe ipeshkvij, si edhe rreth 5 mijë vullnetarë ndërkombëtarë, që do të vënë në shërbim të të tjerëve fenë e talentet e tyre. Pjesa më e madhe ka shumë mundësi të vijë nga vendet e Amerikës Qendrore. 9 prej tyre i kanë pritur me entuziazëm e përkushtim të madh simbolet e DBR-së: Kryqin dhe ikonën e Zojës Salus Populi Romani. “të kemi parasysh se po përgatisim, para së gjithash, një ngjarje shëlbimi”, kujton kryeipeshkvi Miroslaw Adamczyk, nunc apostolik në Pajnama, duke iu referuar dëshmive të shumë të rinjve, që zbuluan dashurinë e Zotit përmes lutjes para Kryqit të DBR-së e gjatë ditëve të vetë Takimit të madh rinor.

15 qershor 2018, 12:24