Kërko

 Më 28 qershor, Koncistori Më 28 qershor, Koncistori 

Më 28 qershor, Koncistori, më 29, mesha me bekimin e paliove

Zyra e Kremtimeve Liturgjike Papnore dha njoftimin për angazhimet e Papës Françesku më 28 e 29 qershorin e ardhshëm.

R. SH. Vatikan

Janë dy, takimet, që do t’i kryesojë Papa në fund të muajit: Koncistori i Zakonshëm Publik, parashikuar për 28 qershor, në orën 16.00 dhe Mesha e Solemnitetit të Shenjtorëve Pjetër e Pal, të premten, më 29 qershor, në orën 9.30.

Koncistori

Siç e bëri të ditur vetë Papa Françesku në lutjen e Mbretëreshës Qiellore të 20 majit të kaluar, të enjten, më 28 qershor, në orën 16.00, në Bazilikën e Vatikanit, do të mbahet Koncistori i Zakonshëm Publik për krijimin e 14 kardinajve të rinj, me vënien e kësulës, dorëzimin e unazës edhe caktimin e Titullit ose të Diakonisë. Nga ora 18.00 deri në orën 20.00 të së njëjtës ditë, parashikohen vizitat e mirësjelljes, që do të mund t’u bëhen kardinajve të rinj.

Mesha në Solemnitetin e Shenjtorëve Pjetër e Pal

Në orën 09.30 të së premtes, më 29 qershor, Solemniteti i Shenjtorëve Apostuj Pjetër e Pal, Papa do të kryesojë Meshën në Sheshin e Shën Pjetrit. Françesku  do të bekojë Paliot e shenjta, të caktuara për kryeipshkvijtë e rinj metropolitë.

08 qershor 2018, 14:38