Pope Francis at the Scholas Occurrentes organization Pope Francis at the Scholas Occurrentes organization 

Papa tё rinjve tё Scholas Occurrentes: ëndërroni sy hapur

Papa Françesku u takua me tё rinjtë e Scholas Occurentes nё Romё. Inauguroi tre institute të reja dhe u kërkoi të gjithë të rinjve të ëndërrojnë sy hapur

Papa Françesku u takua me tё rinjtë e Scholas  Occurentes në Pallatin e Shёn Kalistit nё Romё. Në një video konferencë Papa inauguroi tre institute të reja në Argjentinë, Kolumbi e Mozambik dhe u kërkoi të gjithë të rinjve të ëndërrojnë sy hapur duke mbetur të lidhur me rrënjët e tyre.

Dje pasdite Papa Françesku vizitoi edhe një herё selinë e Scholas Occurrentes në Pallatin e Shёn Kalistit nё Romё për t'u takuar me gjeneratën e re të edukuesve të rinj dhe studentët që marrin pjesë në projektin që Fondacioni po zbaton në të gjithë botën.

Po me kёtё rast Papa Françesku mori pjesë në mbylljen e Takimit Ndërkombëtare të të Rinjve, organizuar nga Scholas Occurrentes, qё u hap në Romë të hënën e kaluar. Ditët patën programe tё ndryshme organizuar nga 100 tё rinjtë e ardhur nga dhjetë vende të ndryshme: Argjentina, Paraguai, Kolumbia, Meksika, Peru, Brazili, Haiti, Mozambiku, Spanja dhe Italia. Fondacioni Scholas Occurrentes, ёshtё një organizatë ndërkombëtare e krijuar nga Papa Françesku më 13 gusht 2013, është e pranishme në 190 shtete dhe aktualisht është lëvizja më e madhe studentore në botë.

Gjatë takimit, Ati i Shenjtë Bergoglio, në lidhje përmes njё video konference, inauguroi selinë e re të Fondacionit në Barrio 31 në Buenos Aires, Argjentinë, selinë e Mozambikut dhe një strukturë të re në Kolumbi. Të gjitha kёto synime qenё vendosur tetorin e kaluar. Përmes njё video konference, institutet e lartpërmendura dhe Shkollat ​​e Miami-t e tё Meksikës i paraqitën Papёs Françesku aktivitetet që kanё si synim promovimin e kulturës së takimit, promovimin e dialogut, promovimin 

11 maj 2018, 12:12