Cerca

Vatican News
Lutja e Mbretëreshës Qiellore në Vatikan Lutja e Mbretëreshës Qiellore në Vatikan  (ANSA)

Papa gjatë Mbretëreshës Qiellore: jo dhunës në Afrikën Qendrore

Papa Françesku pas lutjes sё Mbretëreshës Qiellore, kremtuar në mesditë, nё Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan, bёri thirrje për t'i dhënë fund dhunës në Republikën e Afrikës Qendrore.

R.SH. - Vatikan

Thirrje e Papёs Françesku për paqen në Republikën e Afrikës Qendrore dhe për "mbrojtjen e jetës nga zanafilla e deri në perëndimin e natyrshëm". Gjatë lutjes sё Mbretëreshës sё Qiellit në Sheshin e Shën Pjetrit, nё Vatikanit. Papa Bergoglio i ftoi 40 mijë besimtarët e pranishëm qё të "luten për popullsinë e Republikës Qendrore të Afrikës, një vend që pata gëzimin ta vizitoja dhe që e kam në zemrën time, vend ku - – tha Papa - në ditët e fundit ka shpërthyer njё valё e re dhune me shumё të vdekur dhe të plagosur, mes tyre dhe njё meshtar". "Zoti, nëpërmjet ndërmjetësimit të Virgjëreshës Mari, i ndihmoftë të gjithë t’i thonë jo për dhunës dhe hakmarrjes,  e tё punojnë sё bashku për ndërtimin e paqens", tha Papa Françeskut.

E para lutjes sё Mbretёreshёs Qiellore, Papa Françesku e falënderoi Zoti për dëshminë e sё Lumes sё re Chiara Fey, që u shpall dje në Gjermani, në Aachen, themeluese e Motrave të Jezusit tё Varfёr Fёmijё, e cila qe edhe një edukatore e kujdesshëme e të rinjve të mënjanuar, në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Një përshëndetje tё veçantë Papa Françesku, ua drejtoi pastaj, duke kërkuar njё duartrokitje për ta, rojeve tё reja zvicerane, familjeve dhe miqve tё tyre, "në ditën e festës së këtyre Rojeve historike".

Pastaj, Papa Bergoglio përshëndeti përfaqësuesit e Shoqatës italiane ‘Meter’, udhëhequr nga presidenti e themeluesi don Fortunato di Noto, duke i inkurajuar "të vazhdojnë nё përpjekjet e tyre në favor të fëmijëve që janë viktima të dhunës".

06 maj 2018, 13:15