Cerca

Vatican News
Nga takimi i Papës me klerin e Romës më 15 shkurt 2018 Nga takimi i Papës me klerin e Romës më 15 shkurt 2018  (Vatican Media)

Papa Françesku takohet me klerin e dioqezës së Romës

“Sëmundjet shpirtërore”, në qendër të takimit të Papës Françesku me ipeshkvijtë, meshtarët, rregulltarët e laikët e impenjuar në dioqezën e Romës.

Fillon me një çast lutjeje, takimi i sotëm i Papës Françesku me klerin e dioqezës së Romës, në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran. Ati i Shenjtë mbërrin në bazilikë në orën 19.00, për të dëgjuar një përmbledhje të punës së famullive, që nga 15 shkurti i kaluar, kur u foli për herë të parë, gjatë këtij viti, ipeshkvijve, meshtarëve, rregulltarëve e laikëve të Romës e rrethinave. “Sëmundjet shpirtërore” ishin dhe janë edhe sot, në qendër të reflektimit, siç shkruan vikari i dioqezës, imzot Angelo De Donatis, në letrën, që dërgoi para pak kohe.

            “Po mbledhim në vikariat, përmes ipeshkvijve ndihmës, relacionet, që sintetizojnë udhën e përjetuar. Materiali do t’i jepet Papës që ta shohë si kërkon përgjigje dioqeza e tij për impenjimin në kumtimin e gëzimit ungjillor… Ati i Shenjtë do të na tregojë terapinë për të dalë nga sëmundjet, që gjetëm”.

14 maj 2018, 16:24