Cerca

Vatican News
Imzot Jean-Claude Hollerich, kryetar i COMECE-s Imzot Jean-Claude Hollerich, kryetar i COMECE-s 

Papa Françesku pret COMECE-n, i shqetësuar për euroskepticizmin

“Papa Françesku shqetësohet për euroskepticizmin, që ndjehet në kontinentin e vjetër”. Kryetari i COMECE-s, imzot Jean –Claude Hollerich, komenton kështu audiencën e presidencës së Komisionit të Konferencave Ipeshkvnore të Bashkimit Evropian me Papën Françesku.

B.SH. - Vatikan

“Njerëzit – nënvizon imzot Hollerich – nuk e kuptojnë ç’do të ishin vendet e tyre pa Bashkimin Evropian. Le të marrim Italinë, për shembull. Nëse imagjinojmë daljen e saj nga Bashkimi Evropian, skenari do të ishte shkatërrimtar. Do të kishte një avantazh të vogël vetëm në fillim, pasi, nëse Italia do të vendoste sërish lirën, do të kishte një monedhë tepër të dobët e do të shkonte kështu, drejt një paqëndrueshmërie të madhe. Me kohë, gjërat do të keqësoheshin më tej”.

         Biseda me Papën, tregon imzot Hollerich për agjensinë katolike Sir, ishte e përzemërt, por Ati i Shenjtë shprehu qartë gjithë shqetësimin e vet për euroskepticizmin dhe për zgjedhjet e ardhshme evropiane. “Na inkurajoi të punojmë me të gjitha forcat, që Bashkimi Evropian të jetë i suksesshëm”, nënvizon kryetari i COMECE-s, që së bashku me anëtarët e tjerë të presidencës e takoi Papën Françesku më 18 maj.  Kanë kaluar gjashtë muaj, por akoma ndjehet jehona e konferencës “(Re)thinking Europe”, që mblodhi në Vatikan, në tetor 2017, përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian në dialog me Kishën Katolike.

21 maj 2018, 12:08