Versioni Beta

Cerca

VaticanNews
Papa Françesku: më 29 qershor koncistori për 14 kardinaj të rinj Papa Françesku: më 29 qershor koncistori për 14 kardinaj të rinj  (ANSA)

Papa Françesku: më 29 qershor koncistori për 14 kardinaj të rinj

Pas lutjes së Mbretëreshës Qiellore, Papa njoftoi se më 29 qershor do të mbajë Koncistorin për krijimin e 14 kardinajve të rinj, shenjë e universalitetit të Kishës”, që vijon t’ua kumtojë dashurinë përdëllyese të Zotit të gjithë njerëzve të tokës:

R.SH. Vatikan

Pas lutjes së Mbretëreshës Qiellore, një njoftim i ri i Papës: më 29 qershor Ati i Shenjtë do të mbajë Koncistorin për krijimin e 14 kardinajve të rinj:

 “Me kënaqësi njoftoj se më 29 qershor do të mbaj një Koncistor për emërimin e 14 kardinajve të rinj. Prejardhja e tyre shpreh universalitetin e Kishës, që vijon t’ua kumtojë dashurinë përdëllyese të Zotit të gjithë njerëzve të tokës. Përfshirja e kardinajve të rinj në dioqezat e Romës, tregon lidhjen e pashkëputshme  ndërmjet Selisë së Pjetrit dhe Kishave të veçanta, të përhapura nëpër botë. Ja edhe emrat e kardinajve:

Fortlumturia e Tij, Louis-Raphaël I Sako, patriark i Babilonisë së Kaldejve;

Imzot Luis Ladaria, prefekt i Kongregatës për Doktrinën e fesë;

Imzot Angelo De Donatis, vikar i përgjithshëm  i Romës;

 

Imzot Giovanni Angelo Becciu, zëvendës për Punët e Përgjithshme të Sekretarisë së Shtetit dhe delegat i posaçëm pranë Urdhërit Sovran Ushtarak të Maltës.

Imzot Konrad Krajewski, Lëmoshtar apostolik;

Imzot Joseph Coutts, kryeipeshkëv i Karachi;

Imzot Antonio dos Santos Martos, ipeshkëv i Leiria-Fátima;

Imzot Pedro Barreto, kryeipeshkëv i Huancayo;

Imzot Desiré Tsarahazana, kryeipeshkëv i Toamasina;

Imzot Giuseppe Petrocchi, kryeipeshkëv i Aquila;

Imzot Tomas Aquinas Manyo Maeda, kryeipeshkëv i Osaka.

Së bashku me ta, u shtoj anëtarëve të Kolegjit kardinalor një kryeipeshkëv, një ipeshkëv e një rregulltar, që u dalluan për shërbim ndaj Kishës:

Imzot Sergio Obeso Rivera, kryeipeshkëv nderi i Jalapa;

Imzot Toribio Porco Ticona, prelat nderi i Coro Coro;

I nderuari atë Aquilino Bocos Merino, klaretian.

Të lutemi për kardinajtë e rinj,  që duke e konfirmuar bashkimin e tyre me Krishtin, Kryemeshtar i mëshirshëm e besnik, të më ndihmojnë në shërbesën e ipeshkvit të Romës për të mirën e gjithë Popullit Shenjt besnik të Zotit”.



21 maj 2018, 16:44