Kërko

Pope Francis' Angelus Pope Francis' Angelus 

Papa kujtoi të Lumen Leonella dhe u lut për paqen në Afrikë

Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, kremtuar nё mesditё, nё Vatika nen, Papa Françesku kujtoi një figurë të re, të ndritur, që i shtohet të Lumëve të Kishës katolike, tё Lumen Leonella Sgorbati dhe u lut për Afrikën, që të ketë paqe.

R. SH: - Vatikan

Papa, pas Engjëllit të Tënzot, kujtoi të Lumen Leonella dhe u lut për Afrikën

Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, kremtuar nё mesditё, nё sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan, Papa Françesku kujtoi një figurë të re, të ndritur, që i shtohet të Lumëve të Kishës katolike:

“Dje, në Piacenza, u shpall e lume Leonella Sgorbati, e vrarë nga urrejtja për fenë në Mogadisho të Somalisë. Jeta e saj, e shkrirë për Ungjillin e në shërbim të të varfërve, ashtu si dhe martirizimi i saj, janë dëshmi për Afrikën” – kujtoi.

“Të lutemi për Afrikën, që të ketë paqe” - ftoi në vijim Papa, duke  thënë një “Falemi Mari”, së bashku me besimtarët e shumtë, mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit. Së fundi Françesku u kërkoi të gjithëve “të kujdesen me dashuri për të sëmurët, duke u qëndruar gjithnjë pranë”.

27 maj 2018, 14:05