Kërko

Letra e Papës,  ipeshkvijve kilianë: shqyrtim i sinqertë i fakteve të shpërdorimeve Letra e Papës, ipeshkvijve kilianë: shqyrtim i sinqertë i fakteve të shpërdorimeve 

Letra e Papës, ipeshkvijve kilianë: shqyrtim i sinqertë faktesh

Në një deklaratë, drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, Greg Burke, flet për përfundimin e takimit të Papës me 34 ipeshkvijtë kilianë lidhur me rivendosjen e drejtësisë dhe të bashkimit kishtar, “pas shpërdorimeve të të miturve, të pushtetit e të ndërgjegjes”.

R. SH. -Vatican

Në përfundim të takimit me ipeshkvijtë kilianë, Papa u drejtoi një letër, që prek edhe një herë nervin e situatës së krijuar në Kishën e vendit latinoamerikan, përmbledhur në një fjalë: “shpërdorim”. Letra, e shkruar në gjuhën spanjolle, iu dorëzua secilit nga 34 ipeshkvijtë e Kilit, në përfundim të katër takimeve - i fundmi  dje pasdite, në orën 18.40 - mbajtur duke nisur nga e marta e kaluar, në një nga sallat e vogla, pranë Sallës së Palit VI, në Vatikan.  Ati i Shenjtë - sipas një deklarate të drejtorit të Sallës vatikanase të Shtypit, Greg Burke - kërkon “shoshitje të sinqertë” përballë ngjarjeve tejet të rënda, “që e dëmtuan bashkimin kishtar dhe e dobësuan punën e Kishës së Kilit në vitet e fundit”.

Shpërdorim i të miturve, i pushtetit  dhe i ndërgjegjes

Në dritën e ngjarjeve të dhimbshme, lidhur me shpërdorimin e të miturve, të pushtetit dhe të ndërgjegjes - lexohet në letrën e Papës - u theksua sa rëndë peshojnë faktet e sa tragjike janë pasojat e tyre, posaçërisht mbi viktimat. Françesku kujton se pati mundësinë të takohet me disa prej tyre e t’u kërkojë falje nga zemra, ashtu si po u kërkojnë edhe ipeshkvijtë njëzëri e të vendosur plotësisht për t’i ndrequr dëmet e shkaktuara.

Punë me afate të shkurtëra, të mesme e të gjata

Në letër, Papa i falënderon ipeshkvijtë lidhur me gatishmërinë, që tregoi secili, për të bashkëpunuar në të gjitha ndryshimet e vendimet, që duhen marrë me afate të shkurtëra, të mesme e të gjata, “shumë të nevojshme për të rivendosur drejtësinë dhe bashkimin  kishtar".

Kisha Profetike

Pas këtyre ditëve të lutjes e të reflektimit, Papa i fton ipeshkvijtë “të vijojnë të ndërtojnë një Kishë profetike”, që të dijë të vërë në qendër çka është më e rëndësishme: “T’i shërbejë Zotit në të uriturit, të burgosurit, emigrantët, të shpërdoruarit”.

18 maj 2018, 16:08