Kërko

 Papa me Ipeshkvijtë e Bangladeshit Papa me Ipeshkvijtë e Bangladeshit 

Bangladeshi në zemër të Papës Françesku

Papa takohet me ipeshkvijtë bengalezë, për vizitë ad Limina Apostolorum, në Vatikan. Çastet më prekëse të bisedës: vuajtjet e Rohingya, gjendja e katolikëve dhe lutja për ta bekuar vendin jug-aziatik.

R. SH. Vatikan

Ndërmjet prelatëve bengalezë, këto ditë në vizitë ad Limina Apostolorum, në Vatikan,  imzot James Romen Boiragi - ipeshkëv i dioqezës së Khulna - na flet për takimin e sotëm me Papën Françesku. Dialog informal, që zgjati rreth një orë, gjatë së cilit Papa i dëgjoi ipeshkvijtë dhe kujtoi shtegtimin e tij në Bangladesh, dhjetorin e kaluar. Disa nga çastet më prekëse të bisedës ishin vuajtjet e Rohingya, gjendja aktuale e katolikëve dhe lutja e Françeskut me ipeshkvijtë e pranishëm, për ta bekuar vendin jug-aziatik.

25 maj 2018, 16:31