Papës Françesku në homelinë e Meshës së mëngjesit kremtuar në kapelën e shtëpisë së Shën Martës në Vatikan Papës Françesku në homelinë e Meshës së mëngjesit kremtuar në kapelën e shtëpisë së Shën Martës në Vatikan  (ANSA)

Papa në shën Martë: as në Kishë nuk ka përulësi pa poshtërim

Duke komentuar fragmentin e Ungjillit të sotëm, Papa Françesku i nxit të krishterët të ndjekin rrugën e treguar nga Jezusi dhe Gjon Pagëzuesi, atë të përulësisë, udhën e përvujtërimit. Edhe barinjtë shpirtëror i porositi të mos bien në mendësinë e botës, në "tundimin e ambicies”.

R.SH. - Vatikan

Duke komentuar fragmentin e Ungjillit të sotëm, Papa Françesku i nxit të krishterët të ndjekin rrugën e treguar nga Jezusi dhe Gjon Pagëzuesi, atë të përulësisë, udhën e përvujtërimit. Edhe barinjtë shpirtëror i porositi të mos bien në mendësinë e botës, në "tundimin e ambicies”

Giada Aquilino-Vatikan

Nuk duhet të kemi frikë “nga poshtërimi” e nga përbuzja, t'i kërkojmë Zotit të na dërgojë "ndonjë" për të na bërë sa më të përvuajtur”, që ta imitojmë sa më mirë Jezusin". Ky është rekomandimi i Papës Françesku në homelinë e Meshës së mëngjesit, kremtuar në kapelën e shtëpisë së Shën Martës, në Vatikan.

Mënyra e Jezusit.

Duke reflektuar mbi  Ungjillin e Meshës së sotme nga Markut  (Mk6,14-29), Papa shpjegoi se si Gjon Pagëzuesi u dërgua nga Hyji për "të treguar rrugën", "rrugën" e Jezusit. Ai është "profeti i mbramë" kujtoi Papa, që pati hirin të thoshte për Jezusin "Ky është Mesia".

Puna e Gjon Pagëzuesit nuk ishte aq të predikonte se Jezusi erdhi dhe të përgatiste popullin, por të jepte dëshmi për Jezu Krishtin dhe ta jepte me jetën e tij. E të dëshmosh rrugën që Zoti ka zgjedhur për shpëtimin tonë, do të thotë të tregosh rrugën e poshtërimit, të përshkosh udhën e përvujtërimit! Pali e shpreh atë shumë qartë në Letrën e tij drejtuar Filipianëve: "Jezusi e përuli  vetveten duke u bërë i dëgjueshëm deri në vdekje, mu deri në vdekje në kryq". E nga kjo vdekje në kryq, rruga e përulësisë, e poshtërimit, është bërë edhe rruga jonë, udha që Zoti ia tregon të krishterëve për të shkuar përpara.

Fundi më poshtërues

Si Gjon Pagëzuesi, po kështu edhe Jezusi - vuri në pah Papa Françesku - kanë pasur "tundimin e mburrjes, të mendjemadhësisë": Jezusi në shkretëtirë me djallin, pas agjërimit", Gjoni para doktorëve të ligjit që e pyetën nëse ai ishte Mesia: e mund të thoshte se ishte "ministri i tij", por ai e përuli vetveten". Të dy, vazhdoi Papa "kishin autoritet përpara popullit", predikimi i tyre ishte "plot autoritet". Të dy njohën "momentet e përunjësisë, të poshtërimit", një lloj "depresioni njerëzor e shpirtëror" e quajti Papa: Jezusi në Kopshtin e ullinjve dhe Gjoni në burg, tunduar nga "krimbi i dyshimit" nëse Krishti me të vërtetë ishte Mesia. Të dy, tha  Ati i Shenjtë Bergoglio, "përfundojnë në mënyrën më poshtëruese": Jezusi me vdekjen në kryq, me "vdekjen e kriminelëve më të ulët, vdekje e tmerrshme fizikisht e edhe moralisht", "lakuriq para popullit" e "nënës së tij". Gjon Pagëzuesit “iu pre koka në burg nga një roje” sipas urdhrit të një mbretit, të dobësuar prej veseve", “i korruptuar nga kërcimtarja dhe nga urrejtja e një gruaje që shkeli besnikërinë e kurorës martesore", tha Papa duke iu referuar Herodiadës dhe vajzës së saj.

Profeti, profeti i madh, njeriu më i madh i lindur nga gruaja - kështu e cilëson Jezusi  Gjon Pagëzuesin - dhe Biri i Hyjit kanë zgjedhur rrugën e përvujtërisë e të poshtërimit. Kjo është rruga që ata na tregojnë, kjo është rruga të cilën ne të krishterët duhet të ndjekin. Në fakt, në Lumnitë ungjillore theksohet se udha është ajo e përvujtërisë.

Një rrugë mondane

Nuk mund të jesh "i përulur pa poshtërim", vuri në dukje Papa dhe i ftoi të krishterët të mësojnë nga "mesazhi" i sotëm i Fjalës së Zotit.

Kur përpiqemi të dalim në pah që të na shohin të tjerët, në Kishë, në bashkësi, kur përpiqemi që të kemi një detyrë ma të lartë se tjerët, një post ose diçka tjetër, kjo është rruga që ndjek bota, kjo është udha e botës, kjo nuk është rruga e Jezusit. E edhe barinjve shpirtëror mund t’u ndodhë ky tundim për kërkuar për t’u ngjitur sa më lartë: "Kjo është një padrejtësi, është turp, unë nuk mund ta toleroj". Por nëse një bari e ndjek këtë rrugë, ai nuk është dishepull i Jezusit: ai është një ambicioz i veshur me veladon. Mos të harrojmë se nuk ka përvujtëri pa poshtërim

07 shkurt 2020, 12:58
Lexo gjithçka >