Papa kremton Meshn në Shën Martë Papa kremton Meshn në Shën Martë  (Vatican Media)

Ungjillëzuesit nuk janë afaristë, as arrivistë

Në Kapelën e Shën Martës, Papa Françesku kremtoi Meshën, gjatë së cilës u ndalua mbi tri përmasa të ungjillëzimit: kumtim, shërbim, dhurim.

R. SH. Vatikan

Ungjillëzimi ka tri përmasa themelore: kumtim, shërbim e dhurim. E nënvizoi Papa Françesku në homelinë e Meshës së mëngjesit, kremtuar në Shën Martë.

Afarizmi nuk i ndryshon zemrat

Duke u nisur nga Leximet e ditës, Papa sqaroi se Shpirti Shenjt, “protagonist” i kumtimit, nuk është thjesht “predikim”, a “transmetim” i ca ideve, por  lëvizje dinamike, e aftë t’i ndryshojë zemrat. Kemi parë “plane baritore të hartuara si s’ka më mirë, të përsosura, të sakta”, por i mungonte diçka themelore, “nuk ishin mjete për ungjillëzimin, sepse qëllim në vetvete, të paafta për t’i shndërruar zemrat”.

“Nuk është afarizëm ai, që Jezusi na dërgon ta bëjmë, me sjellje afaristi, jo. Është me frymën e Shpirtit Shenjt. Ky është guximi. Guximi i vërtetë i ungjillëzimit nuk është kokëfortësi njerëzore, kështu… Jo. Është Shpirti Shenjt,  që të jep guxim e të çon përpara”.

Në Kishë duhet shërbim, jo arrivizëm

Përmasa e dytë e ungjillëzimit, e theksuar nga Papa Bergoglio, është ajo e shërbimit, edhe për gjërat më të vogla. I gabuar, pretendimi për t’u shërbyer, pasi të kesh bërë karrierë, në Kishë a në shoqëri: “arrivizmi në Kishë - shtoi - është shenjë që tregon se nuk e di ç’është ungjillëzimi. Ai që komandon në Kishë, duhet të jetë si ai që shërben”.

“Ne mund të kumtojmë gjëra të mira, por pa shërbim, nuk është kumtim, duket, por nuk është. Sepse Shpirti Shenjt jo vetëm që të çon përpara për të shpallur të vërtetën e Zotit dhe jetën e Zotit, por të çon edhe tek vëllezërit e motrat për t’u shërbyer. Shërbim. Edhe në gjërat më të vogla. Gjë e keqe kur shikon ungjillëzues, që duan të shërbehen dhe jetojnë për t’u shërbyer nga të tjerët. E keqe, kjo gjë!  Duan të jenë princat e ungjillëzimit.

Vullnetariati i ungjillëzimit

Së fundi, dhurimi, sepse askush nuk mund të shëlbohet falë meritave të veta. “Falas morët - na kujton Zoti - e falas edhe jepni”.

“Të gjithë u shpëtuam falas nga Jezu Krishti e, prej këndej, edhe duhet të japim falas. Të dhurojmë. Veprimtarët baritorë të ungjillëzimit duhet ta mësojnë këtë, jeta e tyre duhet të jetë në shërbim të kumtimit, falas, të frymëzuar nga Shpirti Shenjt. Varfëria e tyre i shtyn t’ia hapin zemrat Shpirtit Shenjt”.

 

 

11 qershor 2018, 12:57
Lexo gjithçka >