Prof. Elisabeta Osmanaj: të studiohen klerikët-personalitete të Shqipërisë, edhe nga pikëpamja fetare
R.SH. – Vatikan
Autore e studimit “roli i shkollave katolike të krishtera në Shqipëri dhe rëndësia e tyre në fushën e edukimit”, dekane e fakultetit të Shkencave të Edukimit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, prof.esha Elisabeta Osmanaj është e mendimit se klerikët e njohur në historinë e Shqipërisë, si Át Gjergj Fisha, Dom Ndre Mjedja e të tjerë, duhet të studiohen edhe nga pikëpamja fetare nëpër shkolla, pasi kontributi i tyre letrar apo kombëtar varet thellësisht nga të qenit meshtarë e rregulltarë.
E për këtë, kërkon t’u jepet mundësia studiuesve të konsultojnë dokumentet, një pjesë e të cilave, në Shqipëri, mendohet të jetë zhdukur, ose tjetërsuar. Kujtojmë se kohët e fundit, Universiteti i Elbasanit ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Universitetin Papnor Gregorian, pikërisht në ditën kur në ambientet e këtij universiteti mbahej konferenca "Dialogu ndërfetar: konributi i Shqipërisë në Ballkan", ku mori pjesë me studimin e saj edhe prof.esha Elisabeta Osmanaj. Ta dëgjojmë, në mikrofonin e Klaudia Bumçit, ndërsa vë në pah rëndësinë e shkollave katolike, të cilave u duhet studiuar kurrikula…