Kërko

Papa i telefonon famullitarit të Gazës. At Romanelli, "na dëshmoi afërsinë dhe lutjen e tij"

At Gabriele Romanelli ka marrë dy telefonata nga Papa që nga fillimi i luftës për të pyetur se çfarë po ndodh në Rripin, i goditur nga sulmet izraelite pas sulmeve terroriste të Hamasit. Deri më tani nuk ka asnjë të vdekur apo të lënduar në komunitetin e krishterë, i cili strehon 150 familje të zhvendosura

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku ndjek nga afër gjendjen në Gaza, duke kontaktuar me telefon komunitetin e vogël të krishterë të Rripit. Kështu njofton për Vatican News famullitari At Gabriel Romanelli. “Dje fola me Papën Françesku, i cili më dëshmoi afërsinë dhe lutjet e tij për të gjithë komunitetin kishtar të Gazës dhe për të gjithë famullitë dhe banorët”/ Kjo dëshmia e famullitarit të Gazës, At Gabriel Romanelli, aktualisht ka mbetur në Betlehem, në pritje për t’u kthyer në famullinë e tij kushtuar Familjes Shenjtë, në Rripin e Gazës, njofton agjencia e lajmeve SIR.

“E falënderova Papën për thirrjen dhe lutjen e tij për paqe në Izrael dhe Palestinë që bëri të dielën e kaluar gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot – shtoi famullitari –. Papa Françesku na dha bekimin e tij që të gjithë ta ndjejmë afërsinë e tij”.  Aktualisht famullia kishtare e Gazës strehon 130 refugjatë dhe shumë të tjerë janë strehuar në strukturat e famullive fqinje. “Bombardimet – thotë At Romanelli, duke njoftuar për dëshmitë e dhëna nga besimtarët e famullisë së tij – janë të vazhdueshme dhe të ashpra. Po rritet gjithnjë frika nga një pushtim tokësor i forcave të Izraeli".

10 tetor 2023, 13:42