Kërko

Patriarkët dhe krerët e Kishave të Jeruzalemit me Kryepeshkopin e Canterbury Welby Patriarkët dhe krerët e Kishave të Jeruzalemit me Kryepeshkopin e Canterbury Welby  

Kishat e krishtera të Jeruzalemit: ndaloni dhunën, mbroni civilët

Prijësit shpirtërorë, së bashku me Kryeipeshkvin e Canterbury Welby, këto orë në Tokën Shenjte, dënojnë bombardimin e kishës ortodokse të Shën Porfirit në Gaza, angazhohen për t’u siguruar strehim atyre që nuk kanë më shtëpi dhe i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për armëpushim humanitar

R. SH. - Vatikan

Dënim i prerëë i sulmeve i sulmeve ajrore izraelite kundër kishës ortodokse të Shën Porfirit, në Gaza, me një numër prej 18 të vdekurish, ndërmjet të cilëve edhe nëntë fëmijë; angazhim për të mos dështuar në "detyrën e shenjtë dhe morale për të ofruar ndihmë" dhe thirrje drejtuar bashkësisë ndërkombëtare për të mbrojtur vendet e strehimit dhe për të shpallur  armëpushimin humanitar, në ndihmë të qindra mijëra civilëve të zhvendosur në Gaza. Kjo, përmbajtja e deklaratës së patriarkëve dhe krerëve të kishave të Jeruzalemit, të cilët bashkohen me dënimin e shprehur nga Kryeipeshkvi i Canterbury-t, Justin Welby, i cili mbërriti në Jeruzalem më 19 tetor, një ditë pas shpërthimit në spitalin anglikan në Ahli të Gazës. Me të, krerët e kishave të krishtera, Patriarku latin i Jeruzalemit, Kardinali Pierbattista Pizzaballa, Kujdestari i Tokës së Shenjtë Atë Francesco Patton, Patriarku ortodoks grek Theophilus III dhe Vikari Patriarkal i Kishës Siriako-Katolike Mar Jacoub Ephrem Semaan u gjunjëzuan në lutje mbrëmjen e së premtes, 20 tetor.

Detyra për t’i ndihmuar civilët

Shpërthimet në Gaza shkaktuan shembjen e dy sallave të kishave, ku flinin rreth dhjetëra refugjatë, përfshirë gra dhe fëmijë. Ky - pohohet në deklaratë - është rasti më i fundit kur civilë të pafajshëm plagosen ose vriten nga sulmet me raketa kundër strehimeve të tjera. Kundër shkollave ​​dhe spitaleve, ku njerëzit janë strehuar për shkak se shtëpitë e tyre u shkatërruan gjatë fushatës së pamëshirshme të bombardimeve  në zonat e banuara të Gazës gjatë dy javëve të fundit". Rregulltarët e krishterë, "megjithë shkretimin", vijojnë të jenë aty, duke kryer "detyrën e tyre të shenjtë e morale për t’u ofruar ndihmë, mbështetje dhe strehim  civilëve, që u drejtohen në çaste të tilla, kur nëpër rrugë e sheshe endet vetëm vdekja!”. Misioni i krishterë nuk do të braktiset “as përballë kërkesave të pandërprera ushtarake” për të evakuuar institucionet bamirëse dhe shtëpitë e kultit, “sepse nuk ka asnjë vend tjetër të sigurt ku mund të drejtohen këta fajtorë të pafaj”.

Paqe e drejtë, për sot dhe për të ardhmen

Kisha - lexojmë përsëri - është e thirrur t'u shërbejë më të pambrojturve, dhe jo vetëm në kohë paqeje, por mbi të gjitha, në kohë lufte, "sepse atëhere vuajtja njerëzore është më e madhe". Një mision, i cili megjithatë ka nevojë për mbështetje! Prej këndej, thirrja drejtuar bashkësisë ndërkombëtare që "të respektojë menjëherë mbrojtjen në Gaza për strehimoret, si spitalet, shkollat ​​dhe shtëpitë e adhurimit". Në thirrje kërkohet edhe "armëpushim humanitar" i menjëhershëm, në mënyrë që ushqimi, uji dhe furnizimet jetike mjekësore të mund të dërgohen në mënyrë të sigurt tek agjencitë e ndihmës, pranë qindra-mijëra civilëve të zhvendosur në Gaza, duke përfshirë ata që drejtohen nga kishat. Deklarata përfundon duke u kërkuar palëve në konflikt “t’i japin fund dhunës, të mos i godasin civilët pa dallim nga të gjitha anët dhe të veprojnë në përkim me rregullat ndërkombëtare të luftës". Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet  "paqja e drejtë dhe e qëndrueshme" në të gjithë Tokën e Shenjtë, si sot, ashtu edhe për brezat që do të vijnë.

22 tetor 2023, 11:21