Izrael: Këshilli i Kishave Botëror kërkon armëpushim të menjëhershëm
R.SH. / Vatikan
Izraeli u sulmua nga raketat dhe militantët palestinezë të infiltruar nga Gaza. Përveç gjuajtjes së raketave, militantët palestinezë u infiltruan në disa qytete në jug, duke marrë peng disa njerëz. Ushtria izraelite shpalli gjendjen e luftës, duke reaguar me bombardime të forta në Rripin eGazës. Mbi 200 viktima palestineze, 40 ato të Izraelit
Këshilli Botëror i Kishave (WCC-WEC) bëri "thirrje urgjente për një armëpushim të menjëhershëm në Izrael dhe Palestinë", ndërsa "po ndjek nga afër zhvillimet që nga shpërthimi i armiqësive, sot, pas hedhjes së mijëra raketave nga Gaza në Izrael dhe infiltrimit në jug të Izraelit të njerëzve të armatosur të Hamasit”, dhe pasi “kryeministri izraelit deklaroi se vendi është në luftë”.
“Këshilli Botëror i Kishave bën thirrje urgjente për një ndërprerje të menjëhershme të kësaj dhune vdekjeprurëse, që Hamasi të ndërpresë sulmet e tij dhe u bën thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë situatën”, tha sekretari i përgjithshëm i Këshillit Botëror të Kishave , i nderuari Jerry Pillay. "Ne jemi thellësisht të shqetësuar për rreziqet e afërta të një spirale konflikti midis grupeve të armatosura izraelite e palestineze dhe pasojat tragjike të pashmangshme për popullsinë e rajonit - si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët - pas një periudhe tensionesh në rritje dhe dhunës në Cisjordani dhe Jerusalem”.
Pillay shtoi: "Sulmet aktuale shkaktojnë vetëm dhunë të mëtejshme; ato nuk mund të ofrojnë një rrugë drejt paqes apo drejtësisë." “Ne i nxisim të gjitha Kishat anëtare të Këshillit Botëror të Kishave (WCC) që të bashkohen sot në lutje për një paqe të drejtë në tokë vendlindja e Krishtit dhe në solidaritet me të gjithë të prekurit dhe të kërcënuarit nga dhuna”, përfundoi ai.