Kërko

Marok: kardinali López Romero (Rabat), “jemi të tronditur, gjithë dhembshuria jonë për viktimat”

Kardinali López Romero (Rabat): “Unë ende nuk kam informacion të saktë për të gjithë vendin. Megjithatë, ne jemi të tronditur nga ajo që ndodhi dhe shprehim dhembshurinë tonë për familjet që humbën të dashurit dhe për të gjithë ata që janë lënduar ose kanë pësuar dëmtime në shtëpitë e tyre”.

R.SH. / - Vatikan

“Unë ende nuk kam informacion të saktë për të gjithë vendin. Megjithatë, ne jemi të tronditur nga ajo që ndodhi dhe shprehim dhembshurinë tonë për familjet që humbën të dashurit dhe për të gjithë ata që janë lënduar ose kanë pësuar dëmtime në shtëpitë e tyre”. I kontaktuar me telefon nga agjencia e lajmeve SIR, këto janë fjalët e para të shprehura nga kardinali Cristóbal López Romero, kryeipeshkëv i Rabatit (Marok).

Ishte në zyrë – thotë ai – kur mbrëmë një tërmet i fortë, 6.8 të shkallës Rihter, tronditi të gjithë vendin. “E ndjeva të gjithë ndërtesën të lëvizte gjatë atyre sekondave të tërmetit që dukeshin si një përjetësi. Jemi në Rabat, një qytet që është shumë larg nga epiqendra, por tronditja është ndjerë e fortë edhe këtu”.

09 shtator 2023, 14:59