Kërko

 MADRE TERESA MADRE TERESA

Nënë Tereza, bukuria dhe forca e fesë, që e gjen Zotin në dashurinë për të varfrit

E kush e njihte murgeshën e vogël shqiptare në botën e madhe, kur bënte hapat e para në rrugën e vështirë, por të mekullueshme, të shenjtërisë! Larg Atmes, e pranë Krishtit. Zoti i foli e i tregoi një rrugë tejet të vështirë, po edhe tejet të lume, të cilën ajo e pranoi dhe e jetoi edhe në natën e errët të shpirtit, natën kur arriti të mundë çdo tundim!

R.SH. - Vatikan

E kërkoi Zotin dhe e gjeti ndërmjet të varfërve të Tij.

E gjeti kur kaloi nga familja e saj, në familjen e fesë!

Në familjen e të gërbulurve të Indisë.

Ky ishte vullneti e edhe shtegtimi i saj shpirtëror, ndërsa nisej drejt visesh të largëta, të panjohura, si profesoreshë, për t’u bërë Nënë e të varfërve, mjeke e të gëbulurve!

Ndoshta ndokujt mund t’i duket absurde të besosh se fjalët dhe shembulli i një murgeshe, si Nënë Tereza, mund të pasqyrojë realitetet e përshpejtuara të botës, ato që po i jeton sot njerëzimi. Por është pikërisht kështu:

“Ajo e vërejti mirë botën e madhe të njerëzimit dhe botën e vogël të njeriut! E kuptoi se sado të ndryshojnë kohët, mendësitë, moda dhe ëndrrat, koncepti i lumturisë është dhe do të jetë gjithmonë i dashur për qeniet njerëzore. Por, kujdes!  Ka rregulla, nëse dëshiron të kesh jetë të lumtur! Po i  zbatove vazhdimisht, do të zbulosh çka kërkon me afsh prej shekujsh mbarë njerëzimi:  “Një jetë më të mirë. Më të lume”.

05 shtator 2023, 10:14