Kërko

Mons Angelo Massafra, arcivescovo di Scutari, Albania Mons Angelo Massafra, arcivescovo di Scutari, Albania

Imzot Massafra uron vitin e ri shkollor, një vit të mbarë për një ecje së bashku

Imzot Angelo Massafra, në fillim të muajit shtator, kur fillon viti ri shkollor dhe është muaji i dedikuar Krijimit, përmes një Letre u drejtohet prindërve, mësuesve dhe nxënësve duke shprehur mbështetjen dhe urimin për mbarëvajtje në studime të gjithë nxënësve, e që “ky vit të jetë një ecje së bashku, të vetëdijshëm se kërkon aftësi për të dëgjuar, përkujdesje për  njëri-tjetrin dhe për krijimin, zbulimin se çdo person është dhuratë e Zotit për rritjen tonë”.

R.SH. / Vatikan

Imzot Angelo Massafra, kryeipeshkëv i Shkodër-Pultit e President i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, në fillim të muajit shtator, kur fillon viti ri shkollor dhe është muaji i dedikuar Krijimit, përmes një Letre u drejtohet prindërve, mësuesve dhe nxënësve duke shprehur mbështetjen dhe urimin për mbarëvajtje në studime të gjithë nxënësve, e që “ky vit të jetë një ecje së bashku, të vetëdijshëm se kërkon aftësi për të dëgjuar, përkujdesje për  njëri-tjetrin dhe për krijimin, zbulimin se çdo person është dhuratë e Zotit për rritjen tonë”. Krahas formimit e mësimit, imzot Massafra në mënyrë të veçantë u kërkon të rinjve duke u thënë “rrituni edhe në dëshirën tuaj për të përmirësuar botën, marrëdhëniet njerëzore dhe për të krijuar vëllazëri”. 

Përveç shkollave publike e private, që ekzistojnë në Shqipëri, edhe Kisha katolike drejton disa shkolla të niveleve të ndryshme të cilat janë në shërbim të të gjithë nxënësve, pa dallim, duke ofruar kështu një formim dhe edukim sa më të mirë e të përshtatshëm për jetën e tyre.             

Në vijim fjala e Presidentit të Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë imzot Angelo Massafra drejtuar nxënësve dhe mësuesve:

Fort të dashur nxënës dhe mësues,

Zoti ju dhashtë paqe!

Me muajin shtator vjen një kohë e veçantë, një kohë përgatitjeje për

fillime të reja për secilin prej jush drejtues prindër dhe nxënës.

Të dashur bij duke u rritur në aftësinë tuaj për të kuptuar fenomenet, për

të mësuar gjuhët, shkencat e çdo gjë tjetër, rrituni në dëshirën tuaj për të

përmirësuar botën, marrëdhëniet njerëzore dhe për të krijuar vëllazëri.

Kisha universal po përjeton në muajt në vijim, Sinodën e Ipeshkvijve. 

Kështu uroj të jetë edhe për ju ky vit, e çdo vit: një ecje së bashku,

e cila kërkon, aftësi për të dëgjuar, përkujdesje për  njëri-tjetrin dhe

për krijimin, zbulimin se çdo person është dhuratë e Zotit për rritjen tonë.

Shtatori gjithashtu është muaji i dedikuar Krijimit, shtëpisë tonë të

përbashkët, dhurate e Hyjit Atë për ne dhe për brezat që do të vijnë, të cilën

duhet ta mbrojmë me kujdes si edhe Papa Freskuan na fton në Paktin Edukativ Global.

Dëshiroj vërtet që në shkollat kopshtet të rrjetit të edukimit

katolik, ky angazhimi të jetë konkret dhe në të përditshmen.

Vit të mbarë pra, le të rritet në bashkësitë tuaja edukative dëshira për të

ecur bashkë me solidaritetin pa përjashtuar askënd, vetëm kështu një vit

shkollor mund të jetë vertetë një sukses i madh.

Urime për një fillim të mbarë të vitit shkollor!

 

+ Angelo Massafra OFM

Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult

President i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë

President i Komisionit të Shkollave Katolike

09 shtator 2023, 11:06