Të rinjë shqiptarë përcjellin vlerat e çmueshme njerëzore e fetare në DBRsë
R.SH. / Vatican News
Të gjithë të rinjtë në një vend dhe për një qëllim, në Kishë për Krishtin dhe në Krishtin, drej Atij që nuk zhgënjen, Jezusit. Dita Botërore e Rinisë 2023 në Lisbonë do të shohë shumë të rinj pjesëmarrës nga Shqipëri, të cilët do të sjellin historinë e shumëvuajtur të një populli e Kishe bashkë me lirinë e rifituar, pas persekutimit të egër të komunizmit. Të shqiptarë shkojnë në Portugali nga një vend ku mbizotëron vëllazëria fetare, prania e tyre është dëshmi e qartë se diversiteti për një komb mbetet gjithmonë pasuri e jo ndasi. Të rinjtë e Shqipërisë do të jenë një prej gurëve të çmuar të mozaikut të ditës botërore të rinisë. Me përvojen e tyre do të dijnë të përcjellin vlerat më të çmueshme njerëzore dhe fetare. Po më tepër të ndjekim njoftimin e zëdhënësit të Konferencë Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë dom Mark Pashkja:
Çfarë do ti dhurojnë DBR të rinjtë tanë?
Të gjithë të rinjtë në një vend, për një arsye e për një qëllim. Në Kishë për Krishtin dhe me Krishtindrejt shpresës që nuk zhgënjen. Dita botërore e rinisë do të shoh shumë pjesmarrës, shumë të rinjë nga vendi jonë. Të rinjë që vijnë nga një vend ku Zoti ndalohej bashkë më lirinë, por të lindur në liri. Aty ku lir ia erdhi me Zotin dhe Zoti bashkë me lirinë. Shkojnë atje, nga një vend ku dikur ishte një nga më të izoluarit dhe tani janë bashkë me të tjerët e si të tjerët, për të shijuar bukurinë e universalitetit të Kishës.
Të gatshëm për të ndjekur Krishtin burimin e lirisë dhe të shpresës. Nisur nga konteksti i prejardhjes dhe përkatësia kulturore të rinjtë e Shqipërisë do të jenë një prej gurëve të çmuar të mozaikut të ditës botërore të rinisë. Me përvojen e tyre do të dijnë të përcjellin vlerat më të çmueshme njerëzore dhe fetare.
Ndër breznitë e para të rritur në Kishë pas komunizmit, më shumë së askush tjetër do të përpiqen tëtransmetojnë domosdoshmërinë e kishës në formimin intelektual, njerëzor dhe shpirtërorë. Shumë prej tyre janë formuar dhe eduakuar në institucionet katolike, gjë e cila mungoi për dekada në vendin tonë.
Më shumë se askush ato do të jenë përques të entuziazmit që përcjellë përqafimi i krishtërimit, si dëshmi e gjallë e rezistencës së martirve. Kjo dëshmi e përqafuar dhe e jetuar i bën ata amabsadorë të vërtetë të kishës tonë lokale. Një Kishë e cila diti të ngritej pas stuhisë ateiste-komuniste.
Shkojnë në Lisbonë me vetëdijen e gjallë të pasurisë së të shkuarës, sfidave të tashmës por edhe me horizontin e një dëshire për të ndërtuar një Kishe të re dhe dinamike për të ardhmen. Të ardhur nga një vend ku mbizotëron vëllazëria fetare, prania e tyre është dëshmi e qartë se diversiteti për një komb mbetet gjithmonë pasuri e jo ndasi. Të rritur në familje katolike tradicionale do të jenë mishërimi konkret i pazevëndësueshmërisë së familjes në transmetimin dhe përvetsimin e fesë.
Entuziazmi dhe freskia që karakterizon qënien e tyre, do jetë indikacion i qartë se jo gjithmonë të mirat materiale janë kusht i domosdoshëm për të qenë të plotësuar në jetë. Edhe pse vijnë nga një prej vendeve ndoshta më të varfër të Evropës, në esencën e tyre, ato janë një pasuri për mbarë Kishën botërore.
Dom Mark Pashkja
Zëdhënës i Kish