Kërko

‘Ungjillit simbas Lukës’ botim gegnisht, 2023, nga Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale shqiptare, përkthye nga dom Marjan Paloka ‘Ungjillit simbas Lukës’ botim gegnisht, 2023, nga Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale shqiptare, përkthye nga dom Marjan Paloka

Shoqëria Biblike u dhuron ‘Ungjilli simbas Lukës’ të rinjve shqiptarë që janë në DBR

Pastori ungjillor Altin Hysi: “desha t'ju njoftoj për botimin e ‘Ungjillit simbas Lukës’ gegnisht që Shoqëria Biblike sapo ka nxjerrë. Eshtë përgatitur me rastin e Ditës Botërore të Rinisë 2023. Grupit prej 180 veta që janë nisur nga Shqipëria për në Lisbonë iu dhurua secilit një kopje. ‘Ungjilli simbas Lukës’ është nga përkthimi i Shoqërisë Biblike i Besëlidhjes së Re në gegnisht. Përkthimi është bërë prej Don Marjan Palokës. Së shpejti të botohet ky përkthim gegnisht i tërë Besëlidhjes së Re

R.SH. Vatican News

Pastori i komunitetit ungjillor Altin HysiSekretar i përgjithshëm i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale shqiptare, na njofton për botimin gegnisht të Ungjillit simbas Lukës’, përkthyer nga dom Marjan Paloka, të cilin kjo shoqatë ua dhuroi 180 të rinjve të Kishës katolike të Shqipërisë që marrin pjesë në Ditën e 37/të Botërore të Rinisë, që po mbahet në Lisbonë.

Pastori ungjillor Altin Hysi

Në një njoftim dërguar redaksisë shqipe të Radio Vatikanit - Vatican News, Pastori ungjillor Altin Hysi thotë : “Desha me ju vu në dijeni për një botim të ‘Ungjillit simbas Lukës’ që Shoqëria Biblike sapo ka nxjerrë. E kemi përgatitur veçanërisht me rastin e Ditës Botërore të Rinisë që zhvillohet në Lisbonë. Anëtarëve të grupit 180 veta që janë nisur sot nga Shqipëria për në Lisbonë iu dhurua secilit një kopje.

Po ashtu do t’u dhurohet një kopje e këtij Ungjilli edhe të rinjve që do të mblidhen në fundjavë, të dielën, te Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë, për të ndjekur së bashku, Live nga Tirana, Meshën e Shenjtë që do të celebrojë Papa Françesku në Lisbonë.

Shoqëria Biblike ka shtypur gjithsej 1,000 kopje që do t’i shpërndajë falas për këtë event, si dhe për t’u përdorur përgjithësisht. U zgjodh ‘Ungjilli simbas Lukës’ me qenë se edhe Papa Françesku temën e Ditës Botërore të Rinisë 2023 e ka zgjedhur po nga ky Ungjill.

Botimi ‘Ungjillit simbas Lukës’ ka edhe dy veçanti, së pari se është nga përkthimi i Shoqërisë Biblike i Besëlidhjes së Re në gegnisht. Përkthimi është bërë prej Don Marjan Palokës. Ne po punojmë që së shpejti të botohet ky përkthim gegnisht i tërë Besëlidhjes së Re. Së dyti, për këtë botim të ‘Ungjillit simbas Lukës’, Don Marjani përgatiti edhe një numër faqesh me shpjegime rreth tekstit të Ungjillit, duke e ndarë tekstin në 7 seksione kryesore dhe duke vendosur shpjegime të veçanta për çdo ndarje. Këto shpjegime mund t’i vijnë në ndihmë lexuesit. Po jua shkruaj këtë informacion duke menduar se është me interes për ju.

Të fala dhe me respekt.

Pastori ungjillor Altin Hysi

03 gusht 2023, 12:48