Kërko

Shën Papa Pali VI: lutje Zojës së Ngjitur në Qiell

O Zojë e Ngjitur në qiell, ti që jeton e lume pranë Zotit Atë,  i cili bëri prej teje një krijesë të lartë,/e Zotit bir, që deshi të lindte prej teje si njeri e të kishte nënë;/të Shpirtit Shenjt, që përmes Teje na solli Shëlbuesin./ O Mari e lartuar në lavdinë e Krishtit,/në përkryerjen e plotë /të natyrës sonë njerëzore.../Ngushëllona nga qielli, o Nënë e mëshirshme,/në rrugët e tua të pastërtisë dhe shpresës,/drejtona një ditë në takimin e lum me ty/e edhe me Birin tënd hyjnor,/Shëlbusin tonë

R.SH. / Vatikan

Me rastin e festës së Zojës, na duket më e bukur dhe më e përshtatshme që, në vend të një reflektimi të qartë për këtë festë të mesit të verës, të kujtojmë lutjen thellësisht prekëse të Palit VI, figurë e dashur për shumë prej nesh.

Tekst i fuqishëm, si në teologji, ashtu edhe në përkushtim të përzemërt popullor, me rrënjë të thella në misterin shëlbues të Krishtit! Na ndihmon edhe ta kuptojmë më mirë ndërmjetësimin e Virgjërës, Nënës së Zotit, prandaj e propozuam, në mënyrë që të lexohet e të rilexohet disa herë, për të kuptuar bukurinë dhe thellësinë e saj, në lutje.

Papa Shën Pali VI: lutje Zojës së Ngjitur në Qiell

O Zojë e Papërlyer e ngjitur në qiell, ti që jeton e lume pranë Zotit:

Zotit Atë,  i cili bëri prej teje një krijesë të lartë,

e Zotit bir, që deshi të lindte prej teje si njeri e të kishte nënë;

të Shpirtit Shenjt, që përmes Teje na solli Shëlbuesin.

 

 O Mari, Zojë e dlirë, e ëmbël dhe e bukur,

Grua e fortë dhe e zgjuar,

Mari, e varfër dhe e dhimbshme,

Virgjër e nënë, grua njerëzore si Eva e më shumë.

 

Pranë Zotit në hir e në privilegje,

në mistere e në mision e në lavdi.

O Mari e lartuar në lavdinë e Krishtit,

në përkryerjen e plotë dhe të shpërfytyruar

të natyrës sonë njerëzore.

 

Mari, ti derë e qiellit, pasqyrë e dritës hyjnore,

e shenjtërore e besëlidhjes së Zotit me njerëzit,

lëri të fluturojnë shpirtrat tanë pas teje,

lëri të ngarendin në rrugën tënde rrezatuese,

të mbartur nga një shpresë, që bota nuk e ka,

shpresa e lumnisë së amshuar.

 

Ngushëllona nga qielli, o Nënë e mëshirshme,

në rrugët e tua të pastërtisë dhe shpresës,

drejtona një ditë në takimin e lum me ty

e edhe me Birin tënd hyjnor,

Shëlbusin tonë Jezus.

Amen!

14 gusht 2023, 14:50