Nikaragua, OKB dhe Cidh kërkojnë: Imzot Álvarez të lirohet
R.SH. / Vatikan
Komisioni Ndër-Amerikan për të Drejtat e Njeriut (CIDH) dhe Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut për Amerikën Qendrore dhe Karaibet (Ohchr) i bëjnë thirrje qeverisë së Nikaraguas për lirimin e menjëhershëm të Imzot Rolando Álvarez, ipeshkëv i Matagalpa-s, dhe të gjithë njerëzve të tjerë të privuar arbitrarisht nga liria në vend, ku prej pesë vjetësh vijojnë shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut.
Një vit pas arrestimit të prelatit, në një deklaratë zyrtare të SIR, të dy organizatat dënojnë izolimin në burg të Jorge Navarro të Tipitapa, i njohur si "La Modelo", kufizimin e vizitave familjare dhe mungesën e ndihmës mjekësore, të kujdesi dhe të ilaçeve kryesore. Në të njëjtat orë, Konferenca e Ipeshkvijve të Nikaraguas publikoi në Facebook, disa vargje nga Psalmi 6: "Sepse Zoti e dëgjoi dënesën time, i pa lotët e mi. Zoti e dëgjoi lutjen time, Zoti ma pranoi lutjen".
Ipeshkvi i Matagalpa-s dënohet me 26 vjet burg
Papa lutet për ipeshkvin Alvarez, i dënuar në Nikaragua. Imzot Álvarez u arrestua që nga 19 gushti i vitit të kaluar. I akuzuar për komplot kundër integritetit kombëtar dhe për përhapjen e "lajmeve të rreme përmes teknologjive të informacionit dhe komunikimit, në dëm të shtetit dhe shoqërisë së Nikaraguas", si dhe për mosbindje dhe përbuzje të autoriteteve, më 10 shkurtin e kaluar, për shkak të refuzimit të largimit nga Nikaragua dhe mërgimit në Shtetet e Bashkuara, u dënua me 26 vjet burg, u përjashtua nga postet publike dhe humbi të drejtat e nënshtetësisë për gjithë jetën, duke përfshirë edhe shtetësinë Nikaraguane. Për Cidh e l’Ohchr, këto masa të marra kundër prelatit janë akte "në kundërshtim me të Drejtat Civile dhe Politike, veçanërisht lidhur me garantimin e të drejtave për një proces të rregullt ligjor, lirinë dhe integritetin personal”.
Burgimi i ipeshkvit është vetëm një nga persekutimet kundër Kishës Katolike, në Nikaraguan që po kalon një krizë të rëndë politike e shoqërore, me pasoja të padurueshme mbi gjithë jetën e vendit e të Kishës së tij. Deri më sot, të paktën 44 anëtarë të Kishës katolike u dëbuan nga vendi, 8 meshtarë janë në burg, kolegjet e universitetet, të konfiskuara. Masa të kësaj natyre u morën edhe për fetë e tjera dhe përfaqësuesit e tyre!