Nata e festës së Zojës Madhe në Kishën e Letnicës
R.SH. - Vatikan
Kisha katolike kremton, sonte më 14 gusht, natën e solemnitetit të Të Ngjiturit të së Lumes Mari Virgjër në Qiell, një nga festat e lashta mariane, që kremtojnë besimtarët e krishterë kudo në botë.
Dihet se tradita e krishterë la gjurmë të pashlyeshme në Dardaninë e lashtë dhe në të gjitha trevat e lashta shqiptare, ashtu si edhe në Kontinentin e Vjetër. Një prej dëshmive më të dukshme të kësaj tradite janë Kishat dhe Shenjtëroret, e Kosova ka një Shenjtërore të veçantë e të përzemërt, atë të Zojës së Madhe, në fshatin Letnicë të Karadakut. Në këtë Kishë Shenjtërore, kushtuar Virgjërës Mari, pati nisjen thirrja dhe misioni i Shenjtës Nënë Terezë, Ganxhe Bojaxhiut.
Pikërisht këtë Vend të shenjtë, këtyre ditëve e në mënyrë të veçantë në treditëshin e Zojës së Madhe, besimtarë katolikë nga Kosova e jo vetëm, kanë shtegtuar në Shenjtëroren Virgjrës Mari, e njohur si Zoja Crnagore, në fshatin Letnicë të Karadakut, për të marr pjesë me fe në Zotin dhe me devocion në nderim të Virgjërës Mari të Ngjitur në Qiell me trup e ,e shpirt.
Në gjurmët e traditës dhe në hapave të të parëve, shqiptarët përshkojnë udhën e kulturës të lutjes të kthimit tek Zoti, sipas shembullit të Marisë Virgjër, si rrugë që përherë na sjell te bukuria e madhështia e jetës. Po t’i kthehemi shtegtimit të besimtarëve katolikë kosovarë në Shenjtëroren e Zojës së Madhe në fshatin Letnicë, e mbi programin e festës në nderim të Virgjrës Mari në Shenjtëroren e Letnicës, në mikrofonin e Radio Vatikanit Vatican News flet famullitari i kësaj Kishe dom Marjan Demaj