Të rinjtë nga Tirana në lidhje të drejtperdrejt streaming me DBR LISBONE 2023
R.SH. - Vatican News
Arqidioqeza Tiranë-Durrës u mundëson të rinjve që nuk do të shkojnë në Lisbonë, për Ditën Botërore rinore me Papa Françeskun, një lidhje të drejpërdrejt në live streamingme që t'i përcjellin nga afër ngjarjet e ditës botërore të rinisë në Portugali. Bëhet fjalë që tu krijohet mundësia edhe ata që janë në vendlindje që ta përjetojnë së bashku këtë ngjarje rinore botërore të Kishës. Po nga Shqipëria të ndjekim shërbimin e Zëdhënësit të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë dom Mark Pashkja:
Lidhja drejtperdrejt streaming me DBR Lisbona 2023
Dioqeza Tiranë – Durrës
Një iniciativë shumë interesante vjen nga Arqidioqeza Tiranë-Durrës në lidhje me ditën botërore të rinisë. Bëhet fjalë që të krijohet mundësia edhe për të rinjtë që nuk do të shkojnë në Lisbonë për Ditën Botërore rinore me Papa Françeskun, që ta përjetojnë së bashku këtë ngjarje rinore botërore të Kishës duke e përcjellë drejpërdrejt në live streaming. Ky aktivitet ka për qëllim që të tejkaloj kufinjtë e kësaj dioqeze dhe të përfshijë të rinj nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jo vetëm. Është kjo dëshira e Komisionit për Baritoren Rinore të Dioqezës Tiranë – Durrës dhe e të gjithë aktorëve të tjerë që janë duke bashkëpunuar, si: Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”, Lëvizja fokolare, rregulltare e rregulltarë të dioqezave të ndryshme, etj. Duke pasur parasysh nivelin e përqëndrimit të të rinjve në Tiranë kjo inciaive merr një rëndësi edhe më të madhe. Organizatorët e kësaj ngjarjeje, me bekimin e Arqipeshkvit të Tiranë-Durrës , do të jenë At Geoffrey Bugeja( Komisioni Baritor Rinor dhe Rregjina Paluca nga lëvizja Fokolare.
Ngjarja do të zhvillohet tek UNIVERSITETI ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË dhe përqëndrohet në harkun kohor nga ora 18.30 e datës 5 gusht deri në orën 12.00 të 6 gushtit.
Pra, përfshin një ndër momentet më solemne të DBR Lisbonë 2023: Vigjiljen e të rinjëve me Papa Françeskun.
Përveç programit të përbashkët me DBR Lisbonë të përcjellë në lidhjen drejtperdrejt streaming, do të zhvillohet një program lokal i përgatitur nga vetë të rinjtë, i përbërë nga momente feste, gëzimi dhe lutjeje përgjatë gjithë natës së 5 gushtit.
Këtij eventi rinor në Tiranë do t’i japin ngjyra internacionaliteti edhe 32 të rinj italianë (tashmë të prenotuar), që kanë zgjedhur ta jetojnë Ditën Botërore Rinore 2023 duke kaluar një periudhë misionare 10 ditore në Shqipëri.
Karakteristika e takimit dëshirojmë të jetë gëzimi, thjeshtësia dhe bashkimi me Zotin e, përmes këtij takimi, bashkimi me Papa Françeskun dhe të rinjtë nga vende të ndryshme të botës.
Dom Mark Pashkja
Zëdhënës i Kish