Kërko

Anche la Chiesa si avvale dei nuovi strumenti digitali, attenta agli aspetti positivi e negativi della rete Anche la Chiesa si avvale dei nuovi strumenti digitali, attenta agli aspetti positivi e negativi della rete

Kisha e pranon metaversin, por feja ka nevojë për takimin ballë për ballë

Në Fakultetin e Teologjisë të Luganos, pranë Universitetit të Zvicrës italiane, që dje nisën disa seminare mbi komunikimin fetar dhe sfidat e paraqitura nga metaversi dhe nga mjetet e reja, që ofron teknologjia. Profesor Adriano Fabris, për Vatican News, pohon: rrjetet e marrëdhënieve mund të rrisin mundësitë e kontaktit, por nuk duhet të zëvendësojnë jetën konkrete.

R.SH. / Vatikan

Kujtojmë, fillimisht, se metavèrso (metaversi) është term i krijuar nga Neal Stephenson në romanin kiberpunk Snow Crash (1992) për të treguar një hapësirë​​tredimensionale brenda së cilës individët mund të lëvizin, të bisedojnë dhe të ndërveprojnë sipas zakonit. Për të kaluar sakaq tek diskutimi i sotëm mbi “Komunikimin fetar dhe mjediset dixhitale”, organizuar në Fakultetin e Teologjisë, në Lugano, pranë Universitetit të Svicrës Italiane (Usi), ku Instituti ReTe (Fe dhe Teologji) organizoi seminaret.  

Kisha dhe mjetet e reja të komunikimit, interneti dhe ungjillizimi: kjo u diskutua dje, 30 gusht. Qëllimi është të eksplorohen në mënyrë kritike perspektivat teorike dhe praktike të dala nga transformimi i medias dhe dixhitalit, duke pasur parasysh faktin se Kisha, në misionin e saj për të përhapur Ungjillin në mbarë botën, e ka njohur internetin si mjet ungjillëzimi dhe gjithashtu “kontinent” i ri me kulturë “vendase”, që kërkon negociata për komunikim efektiv dhe pozitiv.

Kisha dhe komunikimi i ri dixhital

Për sa i përket mundësive që komunikimi dhe mjediset dixhitale mund t'i ofrojnë Kishës, Profesor Fabris shpjegon për Vatican News se janë shumë, por shton se feja gjithmonë ka nevojë për një takim ballë për ballë. E pyetëm:

“Si mund të jetë Kisha Katolike një prani e vërtetë e krishterë në mjediset dixhitale? Çfarë vendi ka  në komunikimin e ri dixhital?

Pësa i përket evolucionit drejt Web 2.0, rrjeteve sociale dhe përdorimit gjithnjë e më të gjerë të pajisjeve celulare, janë sfidë e mëtejshme për Kishën, prandaj takimi i Lugano-s propozoi seminarin "Zhvillimet dhe kufijtë e feve dixhitale", drejtuar nga Adriano Fabris dhe Marco Menon, të dy nga Fakulteti i Teologjisë i Luganos në USI, i cili shqyrtoi sfidat e reja të metaversit dhe transformimin dixhital të praktikave të komunikimit fetar, me vëmendje të veçantë ndaj rolit të Kishës Katolike dhe pranisë së krishterë në hapësirat dixhitale. Më pas, pasdite, u ndoq diskutimi me temën “Transformimet e komunikimit fetar: shtypi, kinemaja, interneti” me ndërhyrjet e Imzot Dario Viganò, zv/kancelar i Akademisë Papnore të Shkencave; Vincenzo Corrado, drejtor i Zyrës për Komunikimet Sociale të Konferenca Episcopale Italiana dhe Profesor Ruggero Eugeni, profesor i rregullt i Semiotikës së Medias në Universitetin Katolik të Milanos. Për sa i përket mundësive që komunikimi dhe mjediset dixhitale mund t'i ofrojnë Kishës, Profesor Fabris shpjegoi për Vatican News se ka shumë, por shtoi se besimi ka nevojë gjithmonë për takim ballë për ballë.

Ndërsa pyetjes “Si mund të jetë Kisha Katolike një prani e vërtetë e krishterë në mjediset dixhitale?” - iu përgjigj:

“Kisha Katolike ka qenë gjithmonë e pranishme në fushën e komunikimit, e kjo është pjesë e historisë së saj, pjesë, siç shkruhej në dekretin e Intermirifica, e detyrës së saj për të qenë e pranishme në përmasën e komunikimit. Tani mjediset dixhitale janë kufiri i ri, zonat e reja në të cilat është e mundur të propozohet shpallja e krishterë, ndërsa sfida është të jemi efektivisht në përputhje me këto mjete të reja komunikimi dhe me këto mjedise. Çfare ka te re? Bëhet fjalë jo thjesht për përdorimin e mjeteve apo mediave, pra mjeteve të komunikimit, por për të banuar në mjedise dixhitale, në një mënyrë absolutisht të re. Të banosh, do të thotë të jesh në gjendje të krijosh marrëdhënie, marrëdhënie të frytshme, edhe në fusha që nuk kanë të bëjnë me realitetin fizik, domethënë të trupit, por me realitetin virtual, domethënë të diçkaje që i afrohet përmasës së shpirtit.

 Si mund të jetë Kisha Katolike një prani e vërtetë e krishterë në mjediset dixhitale?

Kisha Katolike ka qenë gjithmonë prani në fushën e komunikimit, kjo është pjesë e historisë së saj, thuhej në dekretin e Intermirifica, e detyrës së saj për të qenë e pranishme për njoftimin në përmasën e komunikimit. Tani mjediset dixhitale janë kufiri i ri, zonat e reja në të cilat është e mundur të propozohet shpallja e krishterë dhe sfida është të jemi efektivisht në përputhje me këto mjete të reja komunikimi dhe me këto mjedise. Çfarë ka te re? Bëhet fjalë jo thjesht për përdorimin e mjeteve apo mediave, pra mjeteve të komunikimit, por për të banuar në mjedise dixhitale në një mënyrë absolutisht të re. Të banosh do të thotë të jesh në gjendje të krijosh marrëdhënie, marrëdhënie të frytshme, edhe në fusha jo të realitetit fizik, jo të trupit, por të realitetit virtual, domethënë të diçkaje që i afrohet dimensionit të shpirtit.

Kisha është gjithnjë kumtim: po këtë si mund ta propozojmë?

Kjo është vërtet një nga sfidat e mëdha. Kisha ka kumtuar gjithmonë duke e kontekstualizuar, pra duke e vendosur brenda sferave të ndryshme kulturore, brenda konteksteve të ndryshme, në të cilat mund të rritet përvoja e krishterë, përvoja e resë. Këtu jemi përball mjediseve artificiale, pra të krijuara, në një farë mënyre, nga programe që kanë rregulla të caktuara, të cilat identifikojnë dhe promovojnë sjellje të caktuara, pikërisht sepse ka programe specifike të cilat, për të ndërvepruar, u kërkojnë qenieve njerëzore të sillen në një mënyrë të caktuar. Mënyrë nga e cila ka mundësi të lindin edhe rreziqe. E Kisha i ka theksuar gjithmonë aspektet pozitive që duhen shfrytëzuar, por edhe rreziqet që duhen shmangur. Aspektet pozitive për t'u shfrytëzuar, në këtë rast, janë rritja, shumëzimi i marrëdhënieve që bëhen të mundshme; rreziqet, mundësia e humbjes së pranisë. Ndërsa feja ka nevojë që njerëzit të jenë ballë për ballë. Pra, forma e pranisë mund të ndryshojë, por rrënjët në trupin dhe në jetën konkrete të çdo të krishteri nuk mund të priten.

Sa e rëndësishme ka qenë prania e Kishës në ueb vitet e fundit dhe si mund të evoluojë?

Kisha i ndoqi që në fillim me vëmendje këto zhvillimeve. Kujtojmë, në fillim të viteve 2000, dy dokumente shumë të rëndësishme: "Etika në internet" dhe "Kisha në internet". Kisha jo vetëm që i ka përdorur këto mjete për të kumtuar, për të qenë më e pranishme, më e dukshme, në një nivel komunikues brenda kumtimit, por i ka përdorur gjithashtu - veçanërisht zhvillimet e web 2.0 dhe rrjeteve sociale - për të krijuar rrjete marrëdhëniesh gjithnjë e më të gjera. E rëndësishme është që këto rrjete marrëdhëniesh të thellojnë mundësitë e kontaktit dhe të lidhjes, ndoshta për të arritur deri te njerëzit që nuk marrin pjesë fizikisht. Pra, është shtesë,  zgjerim ajo që ofrohet nga teknologjitë e komunikimit dixhital. Thënë me dy fjalë, është përmirësim, por jo zëvendësim. Nëse kjo ndodh, shfaqen një sërë problemesh, të cilat megjithatë mund të zgjidhen!

 

31 gusht 2023, 12:57