Kërko

 Enri Haxhari, nje i ri nga Shqipëria në DBR-në e Lisbonës Enri Haxhari, nje i ri nga Shqipëria në DBR-në e Lisbonës

Dëshmia e Enri Haxharit për Ditën Botërore të Rinisë

Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë, na sjell dëshminë e njërit prej të rinjve, Enri Haxhari, që po merr pjesë në Ditët Botërore të Rinisë në Lisbonë. "Për mua është përjetimi i parë i Ditës Botërore të Rinisë, me mijëra të rinj të krishterë nga e gjithë bota, nga të gjitha kulturat dhe rracat të gjithë të ndryshëm por të ngjashëm ne Krishtin" nënvizon ai

R.SH. / Vatican News

Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë, na sjell dëshminë e njërit prej të rinjve, Enri Haxharit nga famullia Zemra e Krishtit e Gurit te Zi, të Kishës Katolike të Shqipërisë, që po merr pjesë në Ditët Botërore të Rinisë në Lisbonë. 

Dëgjo don Mark Pashkejn...

Kur me propozuan per te marre pjese ne diten boterore te rinise si nje prej 180 rinjve nga Shqiperia nuk eshte se prita me shume entuziasem. Ne mendje kisha njeqind e nje arsye e pengesa per te mos marre pjese, shkeputja nga puna, pushimet verore, sigurimi i mjeteve te nevojshme, organizimi, qendrimi etj etj, te gjitha keto ishin arsye qe te shtynin te thoje jo. Por ishte edhe nje deshire e brendshme nje ngacmim gezimi qe me bente te ndjeja se kjo do te jete nje eksperience e bukur dhe ky ngacmim ishte me i forte se te gjitha arsyet e lartpermendura. Ashtu si tema "Maria u ngrit dhe u nis me nxitim" keshtu mendoj se ndjehet cdo i ri ne kete shtegtim , ndoshta pak I shqetesuar po I mbushur me nje gezim te fshehte, te brendshem.

Per mua eshte perjetimi i pare i Dites Boterore te Rinise. E pres me deshire te madhe takimin e qindra e mijera te rinj te krishtere nga e gjithe bota, nga te gjitha kulturat dhe rracat te gjithe te ndryshem por te ngjashem ne Krishtin. Shkembimi i eksperiencave me te rinjt nga i gjithe globi, menyra se si e perjetojne te tjeret gezimin e takimit me Hyjit ne jeten e gjithsecilit individualist, mendoj se do te jete nje gjurme e pashlyeshme ne ndergjegjen e gjithsecilit prej nesh. Besoj dhe shpresoj te na ndihmoje sadopak edhe ne vleresimin dhe njohjen e ekperiencave tona personale.

Dhe per me teper prania e Atit te Shenjte e shton edhe me shume gezimin e te rinjve. Si nje bari i mire qe e udheheq qingjat e tij drejt Krishtit, ne Udhen e Jetes.
Pres qe te jete nje suprize e madhe dhe e paharrueshme, nje eksperience unike shpirterore dhe vllazerore me moshatare nga e gjithe bota.

04 gusht 2023, 14:52