DBR: imzot Meta, freskia e gjallëria e të rinjve për një botë e Kishë të përtërirë
R.SH. / Vatikan
"Një atmosferë freskie e gjallërie ndihet fuqishëm në DBR-në në Lisbonë nga të rinjtë e ardhur nga e gjithë bota. Kjo fotografia që na ofrojnë të rinjtë e ardhur nga vende e kombe, gjuhë e kultura të ndryshme për Ditën e 37-të Botërore të Rinisë, që në një farë mënyre është edhe universaliteti i Kishës. Të rinjtë me forcën dhe idealet e tyre dëshmojnë mishërimin e idealeve ungjillore në shoqërinë bashkëkohore, pohon mes tjerash imzot Gjergj Meta, duke përmendur në mënyrë të veçantë Meshën e hapjes së këtyre Ditëve rinore në Lisbonë, kremtuar dje më 1 gusht.
Po Imzot Gjergj Meta, Përgjegjës i Seksionit Baritor për të Rinjtë pranë Këshillit të Konferencave të Ipeshkvore Evropiane (CCEE), Sekretar i Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë e ipeshkëv i dioqezës së Rrëshenit, përshkruan edhe ditën e parë të vizitës së Papës në Lisbonë dhe takimet e ditës së parë të shtegtimit të tij apostolik. Në mikrofonin e Radio Vatikanit - Vatican News të dëgjojmë dëshminë e ipeshkvit shqiptar imzot Gjergj Meta nga DBR-ja 2023...