Tezé: pasardhësi i ri i bashkësisë do të jetë një anglikan
R. SH. - Vatikan
Taizé: pasardhësi i ri i bashkësisë do të jetë një anglikan. Vëllai Alois caktoi Vëlla Mateun si pasardhës. Ndryshimi do të bëhet të dielën e parë të Ardhjes, 3 dhjetor 2023, siç u bë e ditur dje, në një shënim nga bashkësia. Frère Alois shpjegon: “Tetëmbëdhjetë vjet pasi kisha pasuar vëllain Roger, ndërsa bota dhe Kisha kanë ndryshuar aq shumë në këto dy dekadat e fundit, ndjeva se kishte ardhur koha për ndryshime. Një vëlla, që erdhi pas meje në bashkësinë tonë duhet të zinte vendin tim si përgjegjës.
Në vizionin familjar të jetës sonë të përbashkët, shërbimi i mëparshëm nuk përfshin as kufij moshe e as kufij të paracaktuar kohëzgjatjeje. Por, thashë me vete: më takon mua ta kaloj stafetën kur të kem mundësi ta përgatis këtë dorëzim, pa u shtyrë nga ndonjë nevojë urgjente. Këto dy vitet e fundit jam këshilluar me të gjithë vëllezërit e mi, jemi lutur, kemi reflektuar. Dhe zgjedhja ime ra tek vëllai Matthew, të cilin e caktova si eprorin e ri. Ai ka gjithë besimin tim për të siguruar vazhdimësinë dhe për të ndërmarrë nismat e duhura në bashkësinë tonë që, sipas intuitës së themeluesit, të jetë 'shëmbëlltyrë e vogël bashkimi'”.
Dy jetëshkrime, treguar me dy fjalë
Vëllai Alois (Alois Loeser) lindi më 11 qershor 1954 në Ehingen am Ries, Gjermani. Me besim katolik, hyri në bashkësinë e Taizé-së më 1 nëntor 1974. Është në krye të bashkësisë që nga vdekja e vëllait Roger, më 16 gusht 2005.
Vëllai Matthew (Andrew Thorpe), i lindur më 10 maj 1965 në Pudsey (Mbretëria e Bashkuar), me besim anglikan, hyri në bashkësinë e Tezesë më 10 nëntor 1986.