Nga Malavi, në DBR, muzika dhe mesazhi i paqes i Aleluya Band
R.SH. / Vatican News
“E mbaj mend si të ishte dje”. Sytë e At Marios pothuajse e pasqyrojnë në sytë të cilët e ndjekin, pamjen e ngjarjes që i kujtohet! Nga Montfortano di Entratico, një qytet në zonën e Bergamos me dy mijë shpirtra, i cili pa tek ai lindjen e entuziazmit misionar, i transmeton menjëherë kujtdo që e takon gëzimin e shpalljes së Ungjillit të Jezusit. Kudo që të jetë e mundur. Duke filluar nga Malavi, vend që u bë shtëpia e tij nga fundi i viteve '70.
“Ishte 19 janari 1978, dita e Shën Marios, dita e emrit tim. Të rinjtë e bashkësisë Balaka, një qytet 200 kilometra në jug të kryeqytetit Lilongwe, ku filloi dhe vazhdon veprimtaria ime misionare, kishin vendosur të organizonin një festë surprizë për nderin tim. Disa erdhën me bateritë e tyre, disa me kitarra të punuara me dorë, të bëra me copa kallaji dhe tela kabllosh elektrike dhe filluan të këndojnë. Unë, që si seminarist kisha mësuar t'i bija daulleve për të gjallëruar bashkësinë e famullisë, i bashkova daullet dhe bëra si munda një palë shkopinj. E u bashkova me ta. Lindi grupi Aleluya!...dhe shumë shpejt ata, që fillimisht ishin nxënësit e mi, u bënë mësuesit e mi”.
Takimi me Gjon Palin II
“Që atëherë - vazhdon Atë Mario - grupi muzikor i të rinjve të Balakës është bërë më i popullarizuari dhe më i kërkuari në vend, si shenjë e propozimit të Jetës që buron pikërisht nga motoja jonë Tiyimbire Moyo ndi chimwemwe, që në gjuhën Chichewa do të thotë 'Le t’i këndojmë Jetës me gëzim!'.
Malavi është një nga vendet më të varfra në botë, sipas vlerësimeve të të gjithë indekseve kryesore të OKB-së, por është gjithashtu një nga ato ku faktori njerëzor i mirëseardhjes dhe bujarisë është më i pranishëm dhe më i vërtetë. Pikërisht me këtë frymë njerëzit e pritën vizitën e Gjon Palit II, nga 4 deri më 6 maji 1989. Konferenca e ipeshkvijve të vendit i besoi Bandës Aleluya detyrën për të pritur Papën në stadiumin Kamuzu në Blantyre. Djemtë e grupit zgjodhën këngën Aka nkoyamba Papa kubwera ku Malawi - 'Është hera e parë që Papa vjen në Malawi'.
Nga ai takim historik, marrëdhënia e veçantë që bashkonte bandën me Papën Vojtila u forcua më tej, duke arritur kulmin me ftesën e dyfishtë të grupit në Romë, me rastin e DBR-së së vitit 2000 dhe më pas, në të njëjtin vit, për Jubileun e politikanëve nga e gjithë bota.
Pjesëmarrja në Ditët Botërore të Rinisë
Kështu filloi tradita e shkëlqyer dhe emocionuese, e cila dëshiron që Aleluya Band të jetë e pranishme në Ditët Botërore të Rinisë. “Pas asaj në Romë, duke filluar nga Këlni në vitin 2005, nuk kemi munguar kurrë, në asnjë! Atë Mario pohon i kënaqur. “Jo se nuk na mungojnë sfidat logjistike dhe ekonomike, por çdo herë, nga Sydney - në Madrid, nga Rio de Zhaneiro - në Panama, duke kaluar nëpër Krakov, me ndihmën e Provanisë, kemi arritur qëllimin tonë për të qenë atje dhe kemi kënduar gëzimin që të ngjall mesazhi i Krishtit”.
Këndoni gëzimin
Gëzimi, gëzimi, gëzimi - këndon, në fund të fundit, titullin e një prej pjesëve më të freskëta të Aleluya Band. “Është - shpjegon Atë Mario - një riinterpretim i liderit të bandës, Coss Chiwalo, me fjalët e Papës Françesku, i cili na inkurajon, edhe në çastet më të vështira të mos humbasim shpresën”.
Të këndojmë gëzimin!
Sot grupi - i cili ka bashkëpunuar me këngëtarë dhe grupe të tjera të famshme italiane si Zucchero, Al Bano, Pooh dhe Nomads - përbëhet nga 12 vetë, numër-simbol i qartë i dymbëdhjetë apostujve. Tetë djem dhe katër vajza nga Malawi, që këndojnë nëpër botë me bateri, kitarra, tastiere, saksofone dhe mbi të gjitha, me zërin e tyre. “Si çdo vit po bëjmë turne në Itali me këngët tona - thotë At Mario. "Ne do të përmbyllim turneun në San Marino, në shtator, ndërsa në këto orë po rritet entuziazmi për udhëtimin që do të na çojë së shpejti në Lisbonë. Fryma që përshkon anëtarët e grupit gjatë çdo shfaqjeje është e njëjtë me atë të 19 janarit, 45 vjet më parë, kur në vend të kitarrës kishim vetëm një copë teneqè dhe disa tela bakri. I njëjti entuziazem dhe gëzim per t’i kenduar Krishtit dhe mesazhit të Tij të lumturise dhe shpresës! Nuk është e rastit që në përvjetorin tonë këtë vit deshëm të marrin britmën e luftëtarëve të fisit Angoni, kur i jepnin guxim njëri-tjetrit për të mbrojtur fshatrat e tyre: Woza Moyo, 'Forcë e Jetë, rroftë Jeta!'. Nën shenjën e Ungjillit dhe për një botë paqeje".