Në Lisbonë do të organizohet edhe Festivali i Rinisë, nga 1 deri më 6 gusht
R.SH. / Vatican News
Përveç Ditës Botërore të Rinisë 2023, do të ketë edhe një Festival të Rinisë në Lisbonë. Shfaqje gazmore do të jepen nga data 1 deri më 6 gusht, në më se 100 mjedise të qytetit. Do të ketë më shumë se 480 takime artistike, me 55 vende pjesëmarrëse.
Lajmi u dha në faqen zyrtare të DBR-së, në Lisbonë. “Nisma, pjesë e historisë së Ditës Botërore të Rinisë, përbëhet nga një sërë ngjarjesh kulturore, fetare dhe sportive, të organizuara nga shtegtarët e DBR-së, të cilët do t’u transmetojnë të rinjve nga e gjithë bota, krijimtarinë dhe bujarinë e tyre” - shkruajnë organizatorët.
Festivali i Rinisë, nga 1 deri më 6 gusht
Do të ketë 290 koncerte, 55 takime fetare, 38 leksione, gjashtë grupe vallëzimi, dhjetë shfaqje, dhjetë ekspozita dhe 15 filma. Përveç kësaj, do të ketë edhe hapësirëpër sport, me JMJ Sports. Objektivi kryesor është t'u ofrohet shtegtarëve nga e gjithë bota përvoja e përbashkët e krishterë dhe takimi ndërmjet kulturave përmes një gjuhe universale: sportit.
Do të jetë një nismë e hapur për të gjithë, edhe nëse nuk është regjistruar për DBR-në Lisbonë 2023. Natyrisht, me pjesëmarrje falas. Edhe muzetë marrin pjesë në DBR-në Lisbonë 2023, duke ofruar hyrje falas ose me kushte të veçanta për shtegtarët dhe vullnetarët e regjistruar për DBR-në Lisbonë 2023. U lutemi të interesuarve për informacione të mëtejshme, të lidhen me: festivaldajuventude@lisboa2023.org