Kërko

Takimet Teologjike të Mesdheut 2023  Fiume -Rijeka Takimet Teologjike të Mesdheut 2023 Fiume -Rijeka 

Kroaci: nga Rijeka, duke shikuar Sinodin, Takimet Teologjike të Mesdheut 2023

U hap, më 16 korrik, në qytetin kroat. edicioni i dytë i forumit ekumenik për 41 studentë dhe laureatë të teologjisë nga të gjitha vendet e Ballkanit. Për gjashtë ditë, katër teologë, ndërmjet të cilëve edhe domenikani Timothy Radcliffe, i cili do të udhëheqë ushtrimet shpirtërore të pjesëmarrësve në asamblenë sinodale të tetorit, do të diskutojnë me të rinjtë mbi temën "Kisha, o sekti: ndërmjet hapjes dhe përjashtimit".

R. SH. - Vatikan

Në edicionin e dytë të Takimeve Teologjike Mesdhetare, që filloi sot e do të vijojë deri më 22 korrik në Lovran, pranë Rijekës (Fiume), në bregdetin verior të Adriatikut  kroat, do të shikohen nga afër temat e rrugëtimit drejt asamblesë së parë të Sinodit mbi Kishën Sinodale, planifikuar për fillimin e tetorit, në Vatikan: mësimet, puna në grup dhe debatet. Dy teologë të njohur katolikë, një ortodoks dhe një protestant, do të diskutojnë në një atmosferë mirëkuptimi dhe vëllazërimi me 41 studentë të teologjisë (studentë që ndjekin vitet e fundit të studimit, studentë universitarë ose laureatë) kroatë, sllovenë, boshnjakë, serbë, maqedonas dhe malazezë, rreth temës "Kisha, o sekti: ndërmjet hapjes dhe përjashtimit". Nga studentët, 24 janë katolikë, 13 ortodoksë dhe 4 protestantë.

Imzot Uzinić: zgjedhja e Kishës

"Në botën e sotme, e cila është vazhdimisht në rritje, pluralitet dhe kompleksitet - shpjegon kryeipeshkvi i Rijekës, imzot Mate Uzinić, organizator i nismës - Kisha ndodhet përballë zgjedhjes të mbetet e hapur dhe të kërkojë mënyra takimi e dialogu me shoqërinë, ose të mbyllet brenda vetes, duke ruajtur veçantinë dhe qëndrueshmërinë e saj”. Lidhur me Mbledhjet Teologjike të Mesdheut të këtij viti - në vazhdimësi me dy edicionet e Shkollës Verore të Teologjisë, mbajtur në Dubrovnik - kryeipeshkvi Uzinić theksoi: “Duam të reflektoni mbi drejtimin që po marrin bashkësitë tona dhe mbi mundësinë aktuale për të qenë dhe për të mbetur konstruktivë dhe aktivë në botë”.

Frymëzim nga teksti sinodal "Zgjeroje hapësirën e çadrës sate"

Dëshira e komitetit organizativ mbetet që ky takim, i cili mbahet në Domus Laurana të kryeipeshkvisë së Rijekës, të kontribuojë “në nxitjen e dialogut ndërmjet besimeve të ndryshme të krishtera”, tejet i rëndësishëm jo vetëm për Kroacinë dhe për vendet e tjera të Ballkanit, “por edhe për të gjithë Evropën, e njëkohësisht për të thelluar reflektimin mbi angazhimin e të krishterëve në botën bashkëkohore”.

Mbledhjet, me temën e frymëzuar nga teksti sinodal "Zgjeroje hapësirën e çadrës sate" u hapën sot, me një kremtim eukaristik, në orën 19:00.

17 korrik 2023, 10:51