Kërko

Imzot Gjergj Meta: Kisha në përballje me Krimin e organizuar

Imzot Gjergj Meta (nga KISH), Ariela Mitri (nga Karitasi) e Luigj Mila (nga Komisioni Drejtësi e paqe) përfaqësuan Shqipërinë në këtë takim. Ata paraqitën sfidën e krimit të organizuar për shoqërinë shqiptare, historikun e këtyre 30 viteve pas rënies së regjimit komunist, sfidat që krimi i organizuar i ka sjellë shoqërisë dhe shtetit shqiptar

R.SH. / Vatikan

Përfunduan sot puniumet e Konferencës ndërkombëtare mbi veprimtarinë e Kishës katolike kundër krimit të organizuar, që u zhvillua këto ditë nga data 3 deri sot 7 korrik, në Berlin, nën patronazhin e Komisionit Justitia et pax (Drejtësi dhe Paqe), të Konferencës Ipeshkvore Gjermane dhe të enteve tjera kishtare. Konferenca përfundoi sot më 7 korrik, me synimin për të përforcuar rrjetin e bashkëpunimt ndërmjet pjesëmarrësve, që t'i jepen përgjigjet e duhura - secili sipas përgjegjësisë dhe mundësisë - fenomenit të krimit të organizuar.

Ndër pjesëmarrësit nga Kishat e mbarë botës, ishin e Imzot Gjergj Meta (nga Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë), Zonja Ariela Mitri (nga Caritas-i Shqiptar) dhe Z. Luigj Mila (nga Komisioni Drejtësi dhe paqe) që përfaqësuan Shqipërinë në këtë takim. Ata paraqitën sfidën e krimit të organizuar për shoqërinë shqiptare, historikun e këtyre 30 viteve pas rënies së regjimit komunist, sfidat që krimi i organizuar i ka sjellë shoqërisë dhe shtetit shqiptar.

Puna që është bërë dhe që duhet të bëhet, si dhe pikat e dobëta nga të cilat përfiton krimi i organizuar, si korrupsioni sistemik, reforma në drejtësi ende në rrugë e sipër, polarizimi politik ishin në qendër të paraqitjes së delegacionit shqiptar. Po më hollësisht në mikrofonin e Radio Vatikanit Vatican News të dëgjojmë imzot Gjergj Metën:

Në mikrofonin e Radio Vatikanit Vatican News të dëgjojmë imzot Gjergj Metën
07 korrik 2023, 11:58