Kërko

India kërkon paqe, pajtim, vëllazëri India kërkon paqe, pajtim, vëllazëri  (AFP or licensors)

Indi, mbi një mijë të rinj në DBR, duke marrë me vete edhe vuajtjet e Manipurit

Delegacioni do të përbëhet nga rreth 900 të rinj dhe shoqërues, rreth 200 zyrtarë, priftërinj, ipeshkvij, së bashku me të rinjtë e pranishëm në udhëtimet e organizuara nga lëvizjet kishtare dhe kongregacionet fetare.

R. SH. - Vatikan

Lajmet e Vatikanit

Mbi një mijë të rinj indianë po përgatiten të nisen për në Lisbonë, për Ditën Botërore të Rinisë (WYD). Në delegacionin indian për tubimin kishtar, që do të mbahet nga 1 deri më 6 gusht, marrin pjesë rreth 900 të rinj dhe animatorë, mbi 200 zyrtarë, priftërinj, ipeshkvij e shoqërues -  informon Agenzia Fides, duke nënvizuar faktin se atyre do t’u shtohen, më pas, të rinjtë e pranishëm në udhëtime të organizuara nga "lëvizjet e tjera fetare" si "Jesus Youth” e nga kongregat të tjera fetare". Takimi i Lisbonës fillimisht ishte planifikuar për vitin 2022 dhe më pas u shty për në gusht 2023 për shkak të pandemisë. Fragmenti ungjillor, i zgjedhur për këtë ngjarje, është: "Maria u ngrit dhe shkoi me nxitim" shkëputur nga Ungjilli i Shën Lukës (Lk 1:39),  që përshkruan vizitën e Marisë tek kushërira e saj Elizabeta.

Prania dhe Krishtit të gjallë

Siç u njoftua nga Komisioni për të rinjtë në Konferencën e Ipeshkvijve të Indisë "akti i ngritjes së menjëhershme  e paraqet Marinë si grua të re, thellësisht misionare."

Dhunë ne Manipur

Të rinjtë indianë kujtojnë Ditën e Rinisë Aziatike, kur Papa i inkurajoi “të zgjohen” dhe "të jenë vigjilentë". Duke përfituar nga kjo thirrje, do të sjellin me vete në DBR shqetësimin e tyre për bashkëmoshatarët e Manipurit, shtet indian ku vijon prej muajsh dhuna ndëretnike.

Ndër nismat e ndryshme rinore të ditëve të fundit, kujtojmë se 50,000 studentë, nga rreth 120 institucione arsimore katolike në shtetin indian të Meghalaya, organizuan takime lutjesh për paqen në Manipur. Nxënësit e shkollave dhe të kolegjeve morën pjesë në një ditë solidariteti me popullin e Manipurit, duke organizuar një kortezh dhe një mbrëmësore lutjesh me qirinj të ndezur e duke bërë një zinxhir njerëzor e duke brohoritur thirrje për paqen në gjuhët e ndryshme, të pranishme në Indi. Pjesëmarrja e të rinjve indianë në DBR-në do të jetë rast për t'u lutur që t’u jepet fund trazirave dhe të rivendoset paqja në shtetin e Indisë verilindore, duke bashkuar lutjet e tyre me ato të të rinjve të tjerë nga e gjithë bota.

Thirrje për paqe

Të rinjtë kërkojnë që t'i jepet fund dhunës kundër njerëzve të pafajshëm dhe pronave të vendeve të kultit në Manipur. “Ndjejmë thirrjen të punojmë për paqen, pajtimin dhe vëllazërinë në Indinë tonë” - pohojnë - e duam të jemi ndërtues të paqes, harmonisë, unitetit”. Këtë  dëshirë kanë edhe të rinjtë e besimeve dhe bashkësive të tjera fetare.

"Ne sjellim me vete në Lisbonë forcën e unitetit  dhe të dhimbjes për ata që vuajnë si dhe një dëshirë të thellë për paqe"- pohojnë - për të promovuar empatinë, mirëkuptimin dhe përgjegjësinë e përbashkët e breznive të reja nga e gjithë bota".

22 korrik 2023, 17:14