Kërko

Imzot Massafra: bekon të rinjtë e Shkodrës që shkojnë në DBR-së në Portugali

Në përgatitje për Ditën Botërore të Rinisë 2023 që do të zhvillohet në ditët e ardhshme në Lisbonë, Arqipeshkvi Imzot Angelo Massafra takoi 35 të rinjtë e Dioqezës së Shkodër-Pultit, para nisjes për në takimin botëror të të rinjve në Portugali. Gjatë një momenti lutjeje imzot Angelo Massafra ua dorëzoi të rinjve Kryqin, simbol i DBR-së së bashku me mandatin misionar, duke i ftuar që ta dëgjojnë zërin e Zotit i cili flet në fshehtësi të zemrës.

R.SH. / Vatican News

Në përgatitje për Ditën Botërore të Rinisë 2023 që do të zhvillohet në ditët e ardhshme në Lisbonë, Arqipeshkvi Imzot Angelo Massafra takoi, të shtunën e kaluar pranë institutit të Motrave Saleziane, 35 të rinjtë e kryedioqezës së Shkodër-Pultit, para nisjes së tyre për në shtgetim në takimin botëror të të rinjve në Portugali. Gjatë një momenti lutjeje imzot Angelo Massafra ua dorëzoi të rinjve Kryqin, simbol i DBR-së së bashku me mandatin misionar, duke i ftuar që ta dëgjojnë zërin e Zotit i cili flet në fshehtësi të zemrës, të përforcohen në vëllazëri, fe, shpresë e dashuri, sipas shembullit të Virgjërës Mari, shembullin e së cilës Kisha ua paraqet të gjithë të rinjve në Lisbonë.

35 të rinjtë nga Kisha dioqezane e Shkodër-Pultit i bashkohet të rinjve nga të gjitha Kishat dioqezane të Shqipërisë, që do të jenë të pranishëm në Ditën 37- të Botërore të Rinisë 2023, që mbahet në Lisbonë (1-6 gusht) me temë: “Maria u ngrit dhe shkoi me nxitim”, shkëputur nga Ungjilli i Lukës (Lk 1,39).

Takimi botëror i të rinjve nuk është shtegtim i thjeshtë, por takim i vërtetë me të rinj nga shumë realitete. Mundësi për të zbuluar edhe një herë bukurinë e një Zoti, që i do të gjithë personalisht, një për një, për t'u treguar nëpërmjet përvojës së fesë sa të rëndësishëm e sa të dashur janë të rinjtë për Kishën, siç e kujton Papa Françesku në Christus Vivit: "Të gjithë të rinjtë, pa përjashtim, janë në zemrën e Zotit dhe, si pasojë, në zemrën e Kishës”.

Po t'i kthehemi 35 të rinjve nga Kisha e Shkodër-Pultit që morën bekimin dhe mbështetjen nga kryeipeshkvi tyre imzot Angelo Massafra, i cili në mikrofonin e Radio Vatikanit -Vatican News shprehët kështu:

imzot Angelo Massafra
31 korrik 2023, 09:42