Kërko

 Mons Gjergj Meta vescovo di Rreshen e Segretario della Conferenza Episcopale d'Albania Mons Gjergj Meta vescovo di Rreshen e Segretario della Conferenza Episcopale d'Albania

Imzot Gjergj Meta: Sinodi, një narrativë për Kishën e mijëvjeçarit të tretë

Sinodi i ardhshëm i Kishës katolike Universale është një moment tejet i rëndësishëm për Kishën Katolike, sikur kanë qenë "ato momentet e kalimeve të mëdhaja epokale, si p.sh. Koncilet e shumta të Kishës apo situatat e krizave si ajo e Reformës", pohon imzot Gjergj Meta, e shoh pjesmarrjen time në këtë Sinod si dëshirë për të dëgjuar edhe Kishat e vogla të botës. Bashkë me Mons. Arjanin do të sjellim me siguri jo aq binjdet tona se sa atë çka mendon Kisha jonë në Shqipëri

R.SH. - Vatican News

Sinodi i ardhshëm është një moment tejet i rëndësishëm për Kishën Katolike Universale, sikur kanë qenë "ato momentet e kalimeve të mëdhaja epokale, si p.sh. Koncilet e shumta të Kishës apo situatat e krizave si ajo e Reformës", pohon imzot Gjergj Meta, Ipeshkëv i dioqezës së Rrëshenit e Sekretar i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore katolike të Shqipërisë, në mikrofonin e Radio Vatikanit - Vatican News.

Dy aspekte, sipas imzot Gjergj Metës duhen nënvizuar: së pari, "Kisha duhet të rishikojë vetveten dhe mënyrën se si e jeton dhe shpall ungjillin në botën bashkëkohore. Së dyti, ekziston një hendek hermeneutik midis realitetit shoqëror të sotshëm dhe Kishës katolike". E pastaj duke iu referuar pjesëmarrjes së dy ipeshkvijve të Kishës katolike në Shqipëri në Sinodin e ardhshëm, imzot Meta pohon: "E shoh pjesëmarrjen time në këtë Sinod si dëshirë për të dëgjuar edhe Kishat e vogla e periferike të botës. Bashkë me Mons. Arjanin do të sjellim me siguri jo aq cicërimat apo bindjet tona se sa atë çka mendon Kisha jonë në Shqipëri". Të dëgjojmë reflektimin e imzot Gjergj Metës në në mikrofonin e Radio Vatikanit - Vatican News

imzot Gjergj Meta
25 korrik 2023, 11:42